Shkupi para një misioni historik në raundin e dytë të Champions League. Në orën 21:00, në arenën “Todor Proeski”, në Shkup, ekipi nga Çairi përballet me Dinamon Zagrebin. Skuadra e shqiptarëve në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Maksimir” mori një rezultat shumë të kënaqshëm (2-2), mirëpo trajneri Goce Sedloski thotë se futbollistët e tij nuk duhet të mashtrohen me këtë rezultat, pasi edhe në Shkup pritet një ndeshje shumë e vështirë.
“Pas asaj ndeshjeje që e luajtëm në Zagreb dhe rezultatit pozitiv që morëm, nesër na pret një sfidë e vështirë. Nuk duhet të mashtrohemi nga barazimi që morëm në Maksimir. Gjatë gjithë javës në stërvitje në kemi dhënë maksimumin dhe jemi të gatshëm për këtë ndeshje. Unë besoj në një fitore dhe kualifikim historik, por për ta realizuar atë na duhet mbështetja e publikut dhe tifozëve tanë, të cilët janë lojtari ynë i dymbëdhjetë”.
UEFA ka zyrtairizuar formacionet struese që do të zbresin në fushë, teksa bien në sy ndryshimet që ka bërë trajneri i Shkupit Goce Sedloski në sulm dhe kryesisht në mbrojtje.