Shoqata Rajonale Futbollit Shkodër, takim me trajnerët e ekipeve të Shoqatave Rajonale të Futbollit Shkodër

Kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, Armir Grima, ka zhvilluar një takim me trajnerët e ekipeve të Shoqatave Rajonale të Futbollit Shkodër, ku në fokus ishte organizimi i punës dhe përgatitjet për fillimin e kampionateve përkatëse.

Gjatë takimit u diskutua mbi koordinimin e punës dhe kalendarit mes stafeve teknike, organizimin dhe rritjen e nivelit të Përfaqësueseve Rajonale, si edhe përgatitjet për nisjen e aktiviteteve futbollistike sipas grupmoshave, duke filluar nga U-7 deri te U-17.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe evidentimit dhe zhvillimit të talenteve të reja në rajonin e Shkodrës, me synimin për t’u krijuar futbollistëve të rinj mundësi sa më të mira për rritje dhe promovim.

Bashkëpunimi mes drejtuesve të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër dhe trajnerëve shihet si një element i rëndësishëm për mbarëvajtjen e kampionateve dhe zhvillimin e mëtejshëm të futbollit shkodran.

Së bashku për një sezon të suksesshëm dhe për të ardhmen e futbollit shkodran!

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe