Wednesday, July 16, 2025

Shpartallohet Egnatia! Mundet 5-0 në transfertë nga Breidablik(Islandë) dhe eleminohet nga Champions League. Vijon rrugëtimin në raundin e dytë të Conference League

Lexo

Breidablik-Egnatia, 5-0(Shënues: Thorseinson 15′ , 27′ Einarson 23′, 38′ , Omarson 69′)
Egnatia nuk ia doli mbanë të kualifikohej në raundin e dytë të Champions League, pasi rrogozhinasit u mposhtën në transfertë nga Breidablik 5-0.
Gjithçka u vendos në pjesën e parë kur rrogozhinasit pësuan katër gola njëri pas tjetrit, përkatësisht në minutat 15, 23, 27 dhe 38, ndërkohë që edhe me golin e pjesës së dytë realizuar nga Omarson në minutën e 69-të mundet thellësisht 5-0 duke zhveftësuar kësisoj fitoren e ndeshjes së parë, 1-0 në shtëpi.
Pavarësisht eliminimit, kampionët e Shqipërisë do të vazhdojnë aventurën europiane në raundin e dytë të Conference League, ku do të përballen me humbësin e çiftit PFC Ludogorets 1945 (BUL) – FC Dinamo Minsk (BLR).
Ndeshja e parë do të luhet më 24 korrik, ndërsa takimi i kthimit do të zhvillohet më 31 korrik.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img