Sunday, November 24, 2024

Shpërthen Luis Enrike: Duhet policia për kërcënimet ndaj Moratës

Lexo

Trajneri i Spanjës është në krah të sulmuesit të tij, i fyer dhe kërcënuar në rrjetet sociale. Luis Enrique është zemëruar kundër atyre që kanë kërcënuar rëndë Alvaro Morata, ditët e fundit, përmes rrjeteve sociale: “Fyerja e dikujt dhe urimi i tij për vdekje është diçka që duhet të vendoset në duart e policisë dhe duhet të ndiqet me vendosmëri”, fjalët e trajnerit të Spanjës në një konferencë shtypi, në prag të ndeshjes me eliminim, ku ekipi i tij do të përballet me Kroacinë. “Megjithatë, tani jemi në Kopenhagen për t’u përpjekur t’u japim një gëzim tifozëve tanë”, shtoi trajneri i “Roja”. Morata dhe familja e tij, dy ditë më parë, iu nënshtruan kërcënimeve me vdekje në rrjetet sociale.

Më pas trajneri spanjoll ka folur për ndeshjen: “Cilido nga lojtarët e thirrur mund të luajë. Të gjithë më japin garanci për të luajtur në formacion. Largimi nga Spanja ishte i lodhshëm. Sigurisht, do të kisha preferuar të luaja të gjithë Kampionatin Europian në Sevilje, por ne jemi në Kopenhagen me objektivin për t’u dhënë gëzim të gjithë tifozëve spanjollë”. Në fund, një fokus për dy lojtarë kundërshtarë: “Modriç dhe Kovaçiç janë elementët më të talentuar të Kroacisë. Modriç ndryshon pak pozicionin e tij në ekipin kombëtar, por sa më pak që të prekin topin, aq më mirë.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img