Tuesday, October 8, 2024

Euro 2020-1/8-tat –Konsideroheshin pretendentë, por “tulipanët” shkojnë në shtëpi. Hollandë-Çeki 0-2

Lexo

Hollanda: Stekelenburg; De Ligt, De Vrij, Blind; Dumfries, De Roon, Ëijnaldum, F. De Jong, Van Aaanholt; Depay, Malen.

Çekia: Vaclik; Coufal, Celustka, Kalas, Kaderabek; Holes, Soucek; Masopust, Barak, Sevcik; Schick.​

Ndonëse në pragndeshje konsiderohej si favorite për kalimin në raundin çerekfinal, Hollandë e ka mbyllur rrugëtimin e Euro 2020 mbrëmjen e sotme teksa është mundur me rezultatin 2 me 0 nga Republika Çeke.  Ajo që ndikoi në një farë mënyre në ndeshjen e luajtur në Budapest ka qënë minuta e 55-të kur pas kartonit të kuq të  De Ligt për një prekje topi me dorë, tulipanët detyrohen të luajnë me një futbollist më pak në fushën e lojës. Një gjë të tillë e shfrytëzon mjaft mirë Çekia, e cila kur vetëm 13-të minuta nga kartoni i kuq i kundërshtarit gjejnë rrugën e rrjetës me anë të Holes. Hollandezët kërkojnë të reagojnë për të gjetur golin e barazimit me synim ta çojnë ndeshjen në shtesë,  por në të 80-tën minutë ndëshkohen përsëri me gol, këtë herë me autor Schick. Këtu mbyllet gjithçka, sepse në pjesën e mbetur nuk ka asgjë për tu shënuar deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit që fikson shifrat 2 me 0 në favor të Çekisë.

Një mbyllje me plot dështim dhe zhgënjim për hollandezët që detyhohen të shkojnë para kohe në shtëpi. Një skuadër pa bosht, pa ide dhe pa pika referimi ku në “Puskas Arena” e diktoi lojën dhe rezultatin Republika Çeke, skuadra që duhej të ishte Hollanda dhe shpresonin të gjithë që të ishte e tillë. Të besuarit e trajnerit Silhavy i dhanë një leksion futbolli “portokallinjve”, ndeshja e të cilëve filloi dhe mbaroi me raste të humbura me protagonist Malen, simbol i dështimit të tulipanëve që çekët i këputën ende pa u rritur plotësisht. Një skuadër e formatuar, e vendosur mirë në fushën e lojës, pa emra që shkëlqejnë si ajo e 96-ës, Çekia i mori mirë masat e fushës së stadiumit të tejmbushur të Budapestit. Në këtë mënyrë, “bileta” e tretë çerekfinale e Euro 2020 është për Çekinë, e cila në raundin tjetër do të përballet me Danimarkën, ndeshje e cila do të luhet në kryeqytetin azerbajxhanas, Baku me datë 3 korrik.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img