Prononcimi i presidentit të KF Tirana, pas ndeshjes, Tirana-Partizani, 0-0
“Më vjen keq, dua të flas shumë por më mirë të flasim pak për derbin. Është një skuadër që është ngritur për të shkuar ku shpresojmë. Kam besim te skuadra dhe stafi. Përfitoj nga rasti të flas edhe për Shkëmbin, e përgëzoj për punën e mirë që ka bërë por rezultat të detyron të bësh ndryshime gjithmonë të trajnerit. Fakti është sa i përket pikëve, ne nuk kemi qenë mirë, shpresojmë që në vijim të shkojmë siç kemi objektivin.
Përgëzoj të gjithë lojtarët për grintën, pak a shumë them se bënë atë që duhej të bënin, presim edhe më shumë, ndoshta duhet edhe pak kohë, me lëvizjet e trajnerëve. Pastaj tifozët janë të mrekullueshëm, nuk kishim asnjë probleme.
Nuk kam qejf të flas për arbitrat por fakti është që më bën përshtypje që si ka mundësi që neve na ndjekin njerëz të cilët ishin në VAR në Elbasan, përsëri ishin sot, nuk kishin çfarë bënin me penalltinë. Unë e kam me atë skemën fantastike që bëjnë ato, unë meqë merrem me ndërtim, shikoni çfarë bëhet me atë vijë ku poshtë është një metër e 60, atje lart është një metër. Kështu që kjo duhet të rregullohet, duhet të ndërhyje federata. Kam 5 vite, 7 që nuk flas për arbitrat, është një turp e masakër që ia bëjnë me dashje klubit tonë. Unë nuk do ti lejoj personalisht, me gjithë stafin tim, me gjithë tifozët, do na gjeni të dera shtëpisë secilit për çdo gjë. Kjo është në dorë të drejtuesve të federatës që nga presidenti Duka, ta marrë të vërë njerëzit e duhur, shkojnë e çojnë po këto njerëz që drejtojnë emisionet e thonë ishte apo nuk ishte faull, është e turpshme. Të vendosin njerëz që e meritojnë e jo të lëvizin me investimet e çdo klubi se nuk është mirë, Sot po e them keq fare, njerëzit po vriten për 5 mijë lekë të vjetra, njerëzit në federatë luajnë me miliona euro që ne humbasim në vit, ata luajnë me gjakun tonë. Ka sosur durimi, duhet të kenë kujdes. Kemi arbitrat më të mirët që kemi në Ballkan, kur duan të arbitrojnë. Unë them që ata duan të arbitrojnë, por nuk i lejojnë të arbitrojnë., duke futur edhe VAR-in brenda. Udhëzohen që të mos bëjnë atë që duhet të bëjnë, unë këtë e kam vërejtje të fortë dhe e kam përballë me mediat. Ku që bëni intervista, nëse nuk e nxirrni, turpi është për juve. Edhe ju jeni palë me ata, ju uroj të mirat.
Le ta gjejnë autorin, është e thjeshtë, le të marrin të gjithë regjistrimet që nuk kemi kërkuar të ndërhyjmë kurrë. Kam 5, 6, 7 vite që nuk flas, as për federatën as për arbitrimin, asnjë punonjës. I bëj thirrje, se është alarmante, të mos lëvizin me investimet e klubit të Tiranës dhe të miat personalisht. Nuk jam njeri pa gjak, jam edhe unë me gjak, ja si të tjerët. Nuk më shemb dot njeri kurrë mua, sado të mundohen. Kjo është luftë e madhe dhe personalisht për të më goditur mua dhe klubin. Unë them të kenë kujdes.
Flasim për gjëra më të mëdha, i bëj thirrje kujtdo që do të më shkelë me këmbë, e ka shumë të vështirë, jam shumë i fortë, nuk më bën kush asgjë. Nuk kam dalë të shes mend, as të tregoj forcën. Mua më mban gjaku im, mundi im, familja ime, tifozët e Tiranës që janë përkrahësit më të zjarrtë, janë oksigjen e shpirt i klubit, ata më mbajnë gjallë edhe mua. Pavarësisht që htonë ky nuk e bën mirë këtë punë, ka edhe nga ato që thonë ky nuk po flet, ka vite që nuk po flet, si ka mundësi? Nëse do flasim për federatën, jam njeriu që i dola ballë njerëzve më të fuqishëm, që janë drejtuesit e partisë, votën e dhashë aty ku me dhimbte shpirti dhe mendja. E dhashë që kjo federatë dhe vetë Armand Duka të punojë më mirë se ç’ka punuar, më mirë se deri tani. Këto njerëz t’i marri e t’i zhdukë nga drejtimi i federatës, nga arbitrimi e çdo gjë tjetër.
Pas kësaj e dini ju vetë se kush fshihet më mirë se mua, se zien Tirana. Unë kam besim vetëm te Kryeministri i shtetit shqiptar. Unë do jem atje. Do jem pjesë e asaj që duan të mos më lënë”, tha ndër të tjera Halili.