Sunday, November 24, 2024

Shpërthen Vllaznia, mund thellësisht 9 me 0 Besën në miqësore dhe i dërgon mesazh kurbinasve të bëhen gati për javën e ardhshme ndaj Laçit në transfertë

Lexo

Vllaznia-Besa 9:0

(Shënues: Aralica ‘3, ‘50, ‘58, ‘60, Latifi ‘23, Mustedanagiç ‘61, ’87, Kalaja ‘68 (11-m), Kaina ‘76

E premte, 3 shtator, ora 17.00, stadiumi“Loro Boriçi” i Shkodrës

 Vllaznia:  Zogoviç, Kruja, Gurishta, Adili, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Heriç, Aralica, Latifi, Da Silva. Trajner Th. Brdariç (Uaktivizuan gjatë ndeshjes: Sadrija, Kalaja, Mustedanagiç, U. Hoxhaj, Paloka, Kaina, Smajli, Shimaj, Pjeshka, Spahija, Alivoda)

Besa: Dobjani, Dajçi, Muça, Bilali, Tafili, Zekolli, Meçja, Hyseni, Zeqiri, Hoxha, Canka. Trajner: N. Kashami

Gjygjtarë: Bekris Dragusha, Mehmet Bega, Ardit Çobaj, (Shkodër)

Vllaznia dhe Besa u ndeshën pasditën e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës në kuadrin e testimeve që të dy skuadrat po bëjnë në prag të startit të sezonit të ri futbollistik. Edhe pse miqësore dhe përballë një skuadre të Kategorisë së Parë, ajo që bëri Vllaznia sot në ndaj Besës së Kavajës ishte e tëra në kufijtë e notës dhjetë.

Në sfidën e drejtuar nga një treshe shkodrane me kryesor Bekris Dragushën dhe anësorë, Mehmet Bega dhe Ardit Çobaj, kuqebutë e drejtuar nga trajneri Brdariç luajtën lirshëm, me ritëm dhe plot kombinacione, elemente këto që natyrshëm sollën shënimin e golave në portën kundërshtare në plot nëntë herë. Aralica është i papërmbajtshëm me autorësinë e katër golave, ‘3, ‘50, ‘58, ‘60, për të vijuar me dy golat e Mustedanagiç ‘61, ’87, ndërkohë që Latifi ‘23, Kalaja ‘68 (11-m), dhe Kaina ’76 u mjaftuan me vetëm nga një gol në këtë ndeshje.

Një miqësore që në kampin kuqeblu e donin me patjetër, jo vetem për të testuar skuadrën në prag të startit të kampionatit të Superiores, por për të bërë një tip autokritike përpara tifozërisë shkodrane pas atij zhgënjimi në finalen e Superkupës së Shqipërisë ku u mundën nga Teuta me rezultatin 3 me 0.

Dhe, autokritika për hirë të së vertetës ka ardhur në mënyrën më të mirë, gjë që e vertetojnë duatrokitjet e shpeshta të tifozërisë kuqeblu të ardhura nga tribunat e “Loro Boriçit”.

Kjo ishte miqësorja e fundit që Vllaznia zhvilloi përpara fillimit të kampionatit, dhe me këtë përformancë spektakolare që demonstroi në fushën e lojës skuadra duket se është gati për startin e Superiores. Madje, nga ana tjetër nuk mungojnë edhe mesazhet entuziaste drejt kurbinasve me të cilët do të ndeshen në javën e parë duke deklaruar se të shtunën  e ardhshme Vllaznia udhëton për të marrë tre pikë në transfertën e Laçit për një fillim të mbarë drejt realizimit të objektivit të fitimit të trofeut kampion.

 

 

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img