Sunday, November 24, 2024

Shqipëri-Andorra, kuqezinjtë kërkojnë patjetër fitoren, ta mbyllin me nder. Dëmtime dhe kartona titullarësh, një skuadër krejt e re në fushën e lojës

Lexo

Kombëtarja e Shqipërisë luan sonte në mbrëmje duke filluar nga ora 20.45 ndeshjen e saj të fundit në Grupin I të kualifikueseve të Botërorit “Katar 2022”. Një përballje kjo që vjen pas humbjes së thellë të premten e kaluar në transfertë ndaj Anglisë me rezultatin 5 me 0. Humbje kjo që i dha fund ëndërrës për një kualifikim të mundshëm në Botërorin e 2022-shit në Katar, ndërkohë që sonte kërkohet që takimet në grup t’i mbyllim me nder duke marrë një fitore të mundshme. Përpos goditjes morale, kuqezinjtë tanë u dëmtuan shumë edhe nga dëmtimet fizike të titullarëve, të cilëve duke iu shtuar edhe ato me kartona, nuk do të jenë në dispozicion të teknikut Edi Reja për sfidën e mbrëmjes së sotme.

Saktësisht, zyrtare janë mungesat e Sokol Çikalleshit, Ardian Ismajlit, Klaus Gjasulës,  të skualifikuar për shkak kartonësh, ndërkohë që për shkak dëmtimesh, mbrojtësi Marash Kumbulla dhe mesfushori Keidi Bare, të dy të dëmtuar ndaj Anglisë, kanë lënë grumbullimin dhe janë kthyer për në klubet e tyre respektive për të vijuar rikuperimin. Gjithashtu, edhe mbrojtësi tjetër, Frederik Veseli ka pasur probleme fizike pas ndeshjes me Anglinë dhe me konsultimet që ka bërë me stafin mjekësor, e ka të pamundur për të qenë i gatshëm në ndeshjen e sotme. Listës së mungesave u shtohet edhe emri i Armando Brojës, i cili nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen ndaj Andorrës. Broja u bashkua me skuadrën në stërvitje një ditë para ndeshjes me Anglinë, ku iu nënshtrua testeve mjekësore dhe zhvilloi një seancë të veçuar stërvitore për të parë gjendjen e kaviljes. Lojtari ka ndjerë përsëri dhimbje dhe pas përfundimit të ndeshjes me Anglinë në “Uembli” ka kërkuar të rikthehet pranë klubit të tij për të vazhduar terapinë.

Mungesave të mësipërme, tekniku Reja i është përgjigjur me thirrjen e disa lojtarëve të rinj, mes të cilëve janë Ernest Muçi, Enis Çokaj dhe Taulant Seferi.

Me lojtarët që ka në dispozicion, Reja pritet të hedhë në fushë nga minuta e parë një formacion thuajse krejt të ri, me 9 ndryshime nga sfida me Anglinë, ku vetëm Uzuni me Hysajn pritet që të jenë në fushë nga ndeshja e fundit.

Me ndonjë përjashtim të muindshëm të minutave të fundit, në formacionin e parë mdndohet të jenë, Mihaj, Dermaku,  Hoxhallari, Roshi, Hysaj, Ramadani, Laçi, Çekiçi, Uzuni dhe Seferin.

Ndeshja, Shqipëri-Andorra luhet sonte në stadiumin “AIR Albania” duke filluar nga orë 20:45, do të mbyllë fushatën kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”. Për sfidën në fjalë, stadium “Air Albania” do të do të jetë i boshatisur për shkak të dënimit që është dhënë nga UEFA për ndeshjen e mëparshme, Shqipëri-Poloni në lidhje me hedhjen e sendeve të ndryshme në fushën e lojës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img