Është po ai, Armando Broja, i cili ashtu si në “Elbasan Arena” rreth një muaj më parë, me 5 shtator, në të njëjtin krah, në të pozicion, me të njëjtën mënyrë shpërthyese në krah, i shnënon Hungarisë.
Një djalosh 20 vjeçar nga Malësia e Madhe bën një Shqipëri të madhe në “Puskas Arena”, duke sfiduar në brenda në Budapest Hungarinë me rezultain 0 me 1. Është Armando Broja që kështu futet në historinë e futbollit shqiptar, si i pari shqiptar që i shënoi gol Hungarisë në ndeshjen e parë në “Elbasan Arena” duke vijuar me të dytin sonte në “Puskash Arena”.
Interesant është fakti, se përpos aksionit, thuajse kopje e shënimit të golit në “Elbasan Arena”, në të dyja ndeshjet goli shënohet në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes, me 10-12 minuta kohë nga koha kur hidhet në fushën e lojës.
E ndërkohë që për shqiptarët, Armando Broja është pa as më të voglin dyshim heroi i ndeshjes, hungarezët do ta mbajnë gjatë në kujtesë këtë emër që në harkun kohor të një muaji i shënon dy herë radhazi duke i dhënë gjashtë pikë të plota kuqezinjë