Thursday, April 25, 2024

(Video)Shqipëri-Katar, sot, ora 18:30 në Marbella. Kallaku dhe shkodrani Ersin Hakaj, përcjellin emocionet e kësaj pragsfide

Lexo

Kombëtarja e Shqipërisë luan sot miqësoren me kombëtaren e Katart në Marbella të Spanjës.  Delegacioni kuqezi është nisur mëngjesin e djeshëm nga Tirana për të mbërritur në Spanjë pak pas mesditës dhe është akomoduar në hotel. Më pas rreth orës 17:00 kuqezinjtë kanë zbritur në fushë për të kryer seancën e fundit stërvitore në drejtimin e trajnerit Edoardo Reja dhe stafit teknik.

Në këtë seancë kanë marrë pjesë të gjithë lojtarët, teksa edhe mesfushori Ardit Deliu, i cili pati shqetësime muskulore në ditën e parë, është stërvitur rregullisht me grupin. Për më shumë se një orë tekniku Reja ka provuar vendosje të ndryshme taktike në fushë, duke testuar të gjithë lojtarët e ftuar për këtë miqësore.

Atmosfera është shumë pozitive dhe skuadra beson në një paraqitje të mirë ndaj Katarit, që është vendi pritës i Botërorit dhe do të marrë pjesë në finalet e kompeticionit më të rëndësishëm në planet. Në përbërje të kombëtares kuqezi janë edhe tre futbollistët e Vllaznisë, Gurishta, Hakaj dhe Marku. Njëri prej tyre, mbrojtësi i majtë, Ersin Hakaj, së bashku me Shefif Kallakun që vjen në kombëtare nga kampi bardheblu i Tiranës, kanë folur në prag të kësaj miqësoreje.

Mesfushori Sherif Kallaku, duke folur për Fshf.org nga Marbella e Spanjës, shprehet i lumtur rikthimin e tij me ngjyrat kuqezi, teksa vlerëson ambientimin e shpejtë të grupit dhe shpreson shumë në një rezultat pozitiv ndaj Katarit.

“Jam shumë i lumtur për rikthimin tim në Kombëtare. Ky në fakt është grumbullimi i dytë i Kombëtares që është bërë me lojtarë kryesisht nga Abissnet Superiore. Atmosfera është shumë e mirë dhe për fat të mirë të gjithë lojtarët njihen me njëri-tjetrin dhe ambientimi në grup është shumë i lehtë. Uroj shumë që të marrim një rezultat pozitiv në këtë miqësore të radhës. Normalisht është një test shumë i mirë për ne, sepse nuk duhet ta shohim si një ndeshje miqësore, por si një ndeshje të vërtetë e zyrtare e që do të na japë mundësi të na tregojë se ku jemi, sidomos për ne lojtarët e kampionatit shqiptar. Shpresoj shumë që të bëjmë një paraqitje sa më të mirë”, tha Sherif Kallaku.

Edhe për mesfushorin shkodran, Esin Hakaj, është kënaqësi e madhe ftesa në Kombëtare dhe e sheh testin e radhës si një mundësi për të treguar potencialin e tij. Hakaj shpreson që ky grumbullim ta ndihmojë që t’i japë mundësi edhe në të ardhme për t’u grumbulluar sërish me Kombëtaren.

“Sigurisht ndihem mirë kur të thërret Kombëtarja, është një ndjesi e mirë dhe çdo lojtar mezi e pret këtë ftesë. Atmosfera është shumë e mirë normalisht, do të mundohemi që të japim më të mirën në mënyrë që të kemi kënaqësinë të marrin sërish ftesën nga Kombëtarja A. Do të jetë një ndeshje që do ta shërbejë shumë të gjithëve, jam i bindur se do të bëjmë maksimumin. Grumbullimi në Kombëtaren A është diçka shumë pozitive për çdo lojtar nga kampionati shqiptar e që ka vlerë për karrierën dhe uroj që të na ndihmojë kjo ndeshje për të pasur edhe mundësi të tjera në të ardhmen me Kombëtaren”, – tha Hakaj.

Kjo do të jetë miqësorja e parë e muajit nëntor nga tre të programuara, teksa më 16 nëntor Shqipëria luan ndaj Italisë dhe më 19 nëntor ndaj Armenisë, me të dyja sfidat që do të luhen në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.

(Video) Prononcimet e futbollistëve të kombëtares Sherif Kallaku dhe Ersin Hakaj në pragndeshjen miqësore, Shqipëri-Katar

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img