Friday, October 17, 2025

Shqipëri spektakolare, kuqezinjtë fitojnë 4-2 ndaj Jordanisë në “Air Albania”. Broja dhe Hoxha, ndezin atmosferen në pjesën e dytë

Lexo

- Reklamë -spot_img

 

Shqipëri-Jordani 4-2

Formacioni i Shqipërisë: Dajsinani (GK), Balliu, Mihaj, Gjimshiti (C), Mitaj, Bajrami, Shehu, Asllani, Asani, Daku, Hoxha. Trajner: Silvinjo

Kombëtarja shqiptare dhuroi spektakël në ndeshjen miqësore në “Air Albania” ndaj Jordanisë, duke fituar me përmbysje dhe me një rezultat të thellë 4-2.

Golat për Shqipërinë u shënuan nga Nedim Bajrami, Armando Broja, Arbër Hoxha dhe një autogol nga Abualnadi.

Trajneri Silvinjo e nisi me këtë formacion titullar: Dajsinani (GK), Balliu, Mihaj, Gjimshiti (C), Mitaj, Bajrami, Shehu, Asllani, Asani, Daku, Hoxha.

Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 27-të me Al Rashdan, i cili përfitoi në zonë dhe goditi saktë me kokë.

Pavarësisht golit të pësuar, reagimi i Shqipërisë ishte i menjëhershëm. Barazimi erdhi në minutën e 40-të, pas një inkursioni të Bajramit nga e majta, ndërsa pasimi i tij u devijua në rrjetë nga Abualnadi.

Pjesa e dytë ishte një festë e vërtetë për kuqezinjtë, ku krahas të tjerave, meriten kryesore e kishin Armando Broja dhe Arbër Hoxha, të cilët me veprimet dhe golat mjeshtrorë të shënuar për portën jordaneze, morën duatrokitje të shumta nga tifozët kuqezi.

Kuqezinjtë e nisin me të njëjtin ritëm por këtë radhë është Shqipëria ajo që dominon totalisht pjesën e dytë ndërsa Jordania ndoshta kishte menduar se ndeshja kishte mbaruar.

Trajneri Silvinjo u jep mundësinë lojtarëve si: Hysaj, Cake, Aliji, Ramadani, Gripshi dhe Broja për të dhënë më të mirën e tyre dhe ndeshja mer tjetër fytyrë.  Golin e përmbysjes e realizon Broja pas një aksioni mjaftë të bukur.

Ndërsa minutat kalonin është Hoxha i cili pas një aksioni model lëshon një predhë nga jashtë zonës dhe topi përfundon në rrjetë.

Për ti vënë vulën spektaklit në pjesën e dytë do të mendonte Bajrami pas një topi të kthyer brenda zonës.

Ndërsa ndeshja ishte drejtë fundit Jordania ngushton shifrat në 4-2 por një gol sa për statistikë sepse e gjithë ndeshja mbyllet mes një spektakli të vërtet me fitoren e Kombëtares tonë.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img