Wednesday, November 19, 2025

Kupa e Shqipërisë-Luhen dy ndeshjet e para të Turit të Parë: Laçi-Këlcyra 3-0, Korabi-Veleçiku 4-1

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kupa e Shqipërisë ka luajtur dy ndeshjet e para të turit të pare, Laçi-Këlcyra dhe Korabi-Veleçiku. Ndeshje këto që kanë nxjerrë fitues dy skuadrat e Kategorisë së Parë, të cilat jan kualifikuar në fazën tjetër.

Laçi arriti të triumfonte ndaj Këlcyrës, me kurbinasit që fituan në shtëpi me rezultatin 3-0.  Golat vendimtarë u shënuan nga Kalaj, Myrta dhe Muhamad.

Laçi-Këlcyra 3-0(Kalaj 2,Myrta 38,Mohamad 69)

Laçi:Biba,Taleb,Kurti,Jakpona,Myrta,Bibo,Nikolli,Mjaki,Traore,Xherrison,Kalaj Trajner:Stefano Senigaljesi

Këlcyra:Palomekue,Kaisedo,Meta,Teka,Punavija,Jakubu,Spahiu,Kamilo,Sinani,Fofana,Ismailaj Trajner:Robert Spahiu

Gjyqtarë:Andi Toska,Dion Lulja,Diamant Gashi,Kejdi Hyka Delegat:Besnik Çela Vëzhgues:Qemal Koçi

Ndërkohë fitore të thellë mori edhe Korabi ndaj Veleçikut të Koplikut me shifrat 4-1. Golat për Korabin u realizuan nga Kuka,Tepshi, Goga dhe Halilaj, ndërsa për Veleçikun realizoi i përhershmi Banushaj.

Korabi-Veleçiku 4-1(Kuka 17,Tepshi 51,Goga 66,Halilaj 78/Banushaj 27)

Korabi:Haka,Uallac,Sina,Kuka,Kryemadhi,Boçka,Tepshi,Goga,Spahiu,Reçi Trajner:Alfred Deliallisi

Veleçiku:Nika,Troshani,Çokaj,Brojaj,Shekaj,Rragami,Banushaj,Zaraj,Laceja,Kacaj Trajner:Besnik Duli

Gjyqtarë:Sokol Bebja,Ilir Cani,Gjergji Gegprifti,Arjel Xhediku Delegat:Ilir Shordja Vëzhgues:Vasil Nikolli

Nesër në orën 13:30 do të luhen edhe ndeshjet e tjera të turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Në fushë do të zbresin të gjitha skuadrat e Kategorisë së Parë, por edhe Flamurtari dhe Vora, dy skuadra që militojnë në elitën e futbollit shqiptar.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img