Ndonëse mosha e saj është fare e re, vetëm 15 vjeçare, emri i Mikela Skandajt, kampiones së karatesë që jeton prej vitesh Itali, është bërë mjaft i njohur për opinionin sportiv. Jehonën më të madhe e ka pasur në mediat lokale të qytetit të Shkodrës, të cilat kanë pasqyruar sistematikisht ecurinë pozitive të karrieres së saj sportive.
Ndërkohë që jehona e sukseseve të saj ka shkuar jo pak herë edhe në Tiranë, aty ku edhe i është bërë apel strukturave sportive të rangut kombëtar për të marrë të mirëqënë dëshirën dhe kërkesen këmbëngulëse të saj për të përfaqësuar Shqipërinë në aktivitetet ndërkombëtare.
Por, përgjigja e Tiranës zyrtare ka qënë një injorim total duke mospërfillur dhe injoruar superkampionen shqiptare Mikela Skandaj, të cilën Italia përfioi nga rasti ta federojë për kombëtaren e saj.
Dhe, shpërblimi ndaj flamurit italian ka ardhur menjëherë që në garën e parë që Mikela garoi si karateiste e Italisë. Një gjë e tillë ndodhi sot, kur Mikela Skandaj konkuroi në Kampionatin e 14-të Europian të karatesë së po zhvillohet në Varshavë të Polonise.
Mikela Skandaj, shqiptarja, e lindur në Itali me prindërit e saj nga fshati Baqel i Lezhës të cilët kanë emigruar pas viteve 90-të, është e vetmja shqiptare që konkuron mes rreth 1800 sportistëve nga shumë shtete të Europës. Për fatin e keq, shorti e ka vendosur talenten lezhjane në një grup shumë të fortë ku bëjnë pjesë 61 bashkemoshatare nga Europa.
Falë talentit që ajo zoteron, nënkampionja në fuqi e Europës, e cila konkuron për të katërtin vitë me radhë në një kampionat Europian, ka shkëlqyer duke arritur të kalojë me shumë sukses turet e para duke mposhtur të gjitha kundërshtaret, gjë që e kanë kualifikuar në turin e zonës së medaljeve.
Gaspër MARKU