Saturday, April 27, 2024

Shqipëria i nis me humbje Eliminatoret e Europianit U-17 futboll femra/Shqipëri-Maqedoni e Veriut 2-5

Lexo

Shqipëri U17-Maqedonia e Veriut U17  2-5

Formacioni i Shqipërisë: Armela Mone (GK), Klevisa Ndoci, Armela Reshiti, Xhesjana Disha, Rosela Vasa, Bora Bushati, Ornela Brahaj, Klesta Ago, Era Methoxha (c), Xhesika Ndoj, Angela Nika. Trajner: Agustin Kola

Shqipëria U-17 luajti këtë të martë ndeshjen e parë ndaj Maqedonisë së Veriut në ‘Elbasan Arena’, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023 për këtë grupmoshë. Vajzat kuqezi nuk e nisën mbarë këtë fushatë eliminatoresh, teksa u mundën me shifrat 5-2 nga skuadra mike.

Trajneri Agustin Kola e nisi lojën me këtë formacion: Armela Mone (GK), Klevisa Ndoci, Armela Reshiti, Xhesjana Disha, Rosela Vasa, Bora Bushati, Ornela Brahaj, Klesta Ago, Era Methoxha (c), Xhesika Ndoj, Angela Nika.

Vajzat kuqezi e nisën mirë ndeshjen, duke kontrolluar topin dhe duke tentuar disa herë portën kundërshtare. Rasti më i pastër ishte në minutën e 8-të, me Bushatin e Ndojn që goditën disa herë drejt portës, por portierja e Maqedonisë pengoi gjithçka. Katër minuta më vonë, maqedonaset përfitojnë dhe gjejnë golin e parë me anë të Jovanoskës.

Pavarësisht epërsisë, vajzat kuqezi nuk u dorëzuan, por kërkuan me ngulm golin e barazimit, që e gjejnë në minutën e 32-të përmes një goditje dënimi që u ekzekutua saktë nga kapitenia e ekipit Era Methoxha. Një minutë më vonë, Klesta Ago gjen edhe golin e avantazhit për Shqipërinë, me një gjuajtje nga brenda zonës, duke sjellë festë në kampin kuqezi.

Në minutat e fundit të shtesës së pjesës së parë, kundërshtaret barazojnë rezultatin me anë të Slagjana Gjorgjieva. Skuadrat i drejtohen dhomave të zhveshjeve me rezultatinnnn e barabartë 2-2, teksa me nisjen e pjesës së dytë, Maqedonia e Veriut arrin të gjejë sërish epërsinë me golin e realizuar nga kapitenia e ekipit Jovana Pavlovska që realizon në minutën e 52-të.

Trajneri Agustin Kola vendos të bëjë dy zëvendësime në minutën e 58-të, duke hedhur në fushë Erika Nushin e Herta Hasajn për Bora Bushatin e Armela Reshitin. Në minutën e 72-të maqedonaset gjejnë edhe golin e katërt, sërish me anë të kapitenes Pavlovska, ndërsa Vaska Vasileva vulosi rezultatin 5-2.

Në ndeshjen tjetër të grupit të luajtur në stadiumin “Egnatia” të Rrogozhinës, Kosova fitoi me rezultatin e thellë 9-0 ndaj Moldavisë. Kosova së bashku me Maqedoninë e Veriut kryesojnë grupin pas ndeshjeve të para.

Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Shqipëri, në datat 18, 21 dhe 24 tetor. Tre ditë më vonë, Kombëtarja shqiptare për vajza U-17 do të përballet me Moldavinë, po në ora 14:30 në stadumin “Elbasan Arena”.

Përballja e tretë dhe e fundit e vajzave kuqezi do të jetë kundër Kosovës, më 24 tetor në stadiumin “Elbasan Arena”, në ora 14:30.

Sakaq, sfidat e tjera të grupit, të skuadrave mike do të zhvillohen në stadiumin “Egnatia Arena” në Rrogozhinë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img