Tuesday, November 26, 2024

Shqipëria U-19/ Premiera e Ervin Bulkut në stol me dy miqësore ndaj Kosovës

Lexo

Edhe Kombëtarja shqiptare U-19 ka zyrtarizuar dy sfida miqësore në muajin qershor kundër përfaqësueses së Kosovës U-19. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se dy federatat kanë gjetur dakordësinë për t’i zhvilluar këto dy takime në stadiumin ‘Kukës Arena’ në datat 14 dhe 16 qershor.

Trajneri i ri i Kombëtares U-19, Ervin Bulku do të debutojë me kuqezinjtë me këto dy miqësore ndaj Kosovës, që janë shumë të rëndësishme për ekipin shqiptar në kuadër të përgatitjeve për eliminatoret e Kampionatit Europian për këtë grupmoshë. Ndeshja e parë është planifikuar të luhet në datën 14 qershor në ora 18:00, ndërsa takimi i dytë do të luhet dy ditë më vonë, më 16 qershor në ora 10:30.

Kuqezinjtë do të grumbullohen fillimisht në Tiranë, ku do të zhvillojnë seancat stërvitore në ‘Shtëpinë e Futbollit’, ndërsa më pas do të udhëtojnë drejt Kukësit, ku do të zhvillojnë edhe dy miqësoret ndaj Kosovës U-19. Lista e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Bulku do të bëhet me dije për opinionin publik dhe mediat në ditët në vijim.

Këto nuk janë ndeshjet e para miqësore që Shqipëria U-19 zhvillon, teksa në muajin mars luajti dy ndeshje kundër bashkëmoshatarëve të Maltës. Që nga muaji janar, stafi i Kombëtares U-19 ka zhvilluar disa seleksionime e grumbullime me futbollistë të kësaj grupmoshe, ndërsa janë planifikuar edhe grumbullime e seleksionime të tjera, në kuadër të kualifikueseve të Europianit për moshën U-19. Shqipëria është shortuar në grupin 13, së bashku me Irlandën, Belgjikën dhe Slloveninë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img