Sunday, December 22, 2024

Shqipëria U19/ Kuqezinjtë e Bulkut bindin ndaj Azerbajxhanit, fitojnë 2-0 miqësoren e parë

Lexo

Shqipëria U-19 fitoi ndeshjen e parë miqësore ndaj moshatarëve të saj nga Azerbajxhani në “Elbasan Arena” me shifrat 2-0. Skuadra e drejtuar nga Ervin Bulku arriti të triumfonte falë dopietës së realizuar nga Flavio Sulejmani.

Trajneri Bulku hodhi në fushë këtë formacion: Tomas Kiri (GK), Klevis Haxhari, Arlind Kurti (C), Arlind Kurti, Adi Kurti, Elton Fikaj, Jordi Jaku, Oresti Kasmollari, Behar Ismaili, Erald Krasniqi, Flavio Sulejmani, Skerdi Xhixho

90 minuta mjaft të mira të zhvilluara nga kuqezinjtë e ekipit kombëtar. Pjesa e parë e takimiy u mbyll me porta të paprekura ndërsa në të 51-ën, pas një aksioni nga majta, Krasniqi shmangu bukur një nga kundërshtarët dhe shërbeu në qendër të zonës, ku sulmuesi i Perugia, Flavio Sulejmani, goditi me qetësi dhe kaloi kuqezinjtë në avantazh. Në të 75-ën Shqipërinë U-19 shënoi sërish, me Sulejmanin, pas një aksioni të bukur të kuqezinjve.

Këto dy gola i mjaftuan 19-vjeçarëve të Shqipërisë për të marrë fitoren në këtë përballje. Në të 85-ën, Sanan i skuadrës azere u ndëshkua me karton të kuq.

Të hënën do të luhet dhe sfida e dytë miqësore mes këtyre dy ekipeve, në Shtëpinë e Futbollit, në orën 16:30.

Trajneri Bulku pati mundësinë për të parë nga afër gjendjen e ekipit, teksa këto sfida luhen në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e Europianit të kësaj grup-moshe që zhvillohen në muajin nëntor.

Shorti i UEFA-s e ka pozicionuar Kombëtaren shqiptare U-19 në Grupin 13, së bashku me Irlandën, Belgjikën dhe Slloveninë, ndërsa ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në vendin tonë në datat 15, 18 dhe 21 nëntor 2023.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img