Friday, May 3, 2024

Mbrojtësi i ‘demave’ Bytyçi: “Marrim trepikëshin me Vllazninë, pastaj shohim sfidat tjera”

Lexo

Altin Bytyçi është qendërmbrojtësi i cili la Kukësin dhe është afruar te “demat” në merkaton e verës. 22-vjeçari debutoi ndaj Laçit, ku zhvilloi një ndeshje korrekte dhe ndihmoi për të mbajtur portën e pastër. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Bytyçi tregon për këtë start te kampionët dhe atë çfarë pret në vijim.

Si po ndiheni në këto ditë të para me Partizanin?

Jam këtu që nga 17 gushti, kur kam firmosur kontratën. Më kanë pritur mirë. Mikpritja ka qenë shumë e mirë si nga ana e lojtarëve, ashtu edhe e stafit. Ndihëm shumë mirë, sepse jam në një vend që është një trampolinë, veçanërisht për të rinjtë. Kushtet në klub dhe çdo gjë tjetër duken shumë optimale dhe të mira.

Debutuat ndaj Laçit. Fituat minimalisht dhe e mbajtët zero mbrapa. Sa i lumtur jeni me atë që bëri skuadra, por edhe ju vetë?

Isha i kënaqur me lojën që bëmë gjithë si skuadër, veçanërisht në pjesën e dytë, që ishte më e kënaqshme, por më së shumti isha i çliruar dhe i lumtur që morëm tri pikë në debutimin tim. Edhe unë nuk çalova në ndonjë element, por sidoqoftë ka gjithnjë hapësirë për përmirësim. Në përgjithësi më eci mirë mua dhe skuadrës me tri pikët.

Mund t’ia dalë Partizani në misionin për të fituar titullin kampion?

Jemi një skuadër e fortë, por të flasim për kampionatin tani është mjaft herët. Megjithatë, misioni ynë dihet se është mbrojtja e titullit kampion. Objektivi kryesor është të marrim trepikëshin në ndeshjen tjetër, pastaj shohim një e nga një sfidat.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img