Shqipëria U19, të premten, ora 15:00, miqësore me Maqedoninë e Veriut U19, në stadiumin “Skënderbeu”

Kombëtarja U-19 do të luajë nesër ndeshjen e parë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut. Kuqezinjtë kanë mbyllur përgatitjet për këtë takim në stadiumin “Skënderbeu”, në Korçë, aty ku do të luhet ndeshja.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ka disa ndryshime në listën e lojtarëve. Janë larguar nga grumbullimi për arsye dëmtimi Xheto Joi Nuredini dhe Samuele Sina. Trajneri Julian Ahmataj ka ftuar Enea Elmazin, Rinaldo Nelën dhe Deivid Hoxhën.

Pjesa tjetër e grupit është në gjendje të mirë dhe të gjithë janë të gatshëm për ndeshjen e parë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut.

Takimi Shqipëri U-19 – Maqedoni e Veriut U-19 do të luhet nesër në stadiumin “Skënderbeu”, në orën 15:00.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu