SHRFSH, takime me drejtues të departamenteve të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

Kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, Armir Grima, së bashku me një përfaqësi të trajnerëve të ekipeve pjesëmarrëse në aktivitetet e Shoqatës, zhvilloi disa takime me drejtues të departamenteve të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Këto takime kishin në fokus forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, me synimin për të krijuar një mbështetje më të gjerë në organizimin dhe zhvillimin e ndeshjeve të Ligave Amatore, veçanërisht në aspektin shëndetësor dhe atë të edukimit fizik e sportiv.

Gjatë takimeve u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit me strukturat universitare, duke vënë në pah rëndësinë e përfshirjes së ekspertizës akademike dhe profesionale në funksion të një organizimi sa më cilësor të aktiviteteve futbollistike.

Konkretisht, takimet u zhvilluan me:

Emiljan Pjetri – Drejtues i Departamentit të Infermierisë së Përgjithshme.

Benjamin Naku – Drejtues në Departamentin e Edukimit Fizik dhe Sporteve.

Julian Kraja – Drejtues i Departamentit të Lëndëve Paraklinike.

Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër synon që, përmes këtyre bashkëpunimeve, të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e Ligave Amatore, duke i kushtuar vëmendje jo vetëm organizimit të garave, por edhe sigurisë, shëndetit dhe mirëqenies së pjesëmarrësve.

Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt lidhjes më të ngushtë mes sportit dhe institucioneve akademike, në shërbim të zhvillimit të futbollit në rajonin e Shkodrës dhe krijimit të një mjedisi sa më të sigurt e të përshtatshëm për të gjithë të përfshirët në këtë aktivitet.

Së bashku për më shumë bashkëpunim, siguri dhe zhvillim të futbollit në Shkodër!

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe