Sinjale pozitive për Armando Brojën. Sulmuesi i Everton nis stërvitjen me grupin

Sulmuesi i Everton ka rinisur të stërvitet lehtë me grupin. Broja kishte dëmtuar ligamentet e kaviljes në ndeshjen e FA Cup ku Everton u ndesh me Peterborough.

Sulmuesi shqiptar po kalon një sezon të vështirë pasi dëmtimet e shumta nuk po e lejojnë që të shfaqë potencialin e plotë. Ai është parë sot të stërvitet në bar së bashku me pjesën tjetër të ekipit nën diellin e Abu Dabit ku Everton ka vendosur të zhvilojë disa ditë stërvitje.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu