Thursday, September 4, 2025

Sinjale pozitive për Besëlidhjen! Dy shkodranë potencial pritet të vihen në krye saj, biznesmeni Pjerin Fushaj në presidencë dhe trajneri Elvis Plori në pankinë

Lexo

Sezoni i ri futbollistik 2025-2025, pritet të nisë me lajme të mira për KF Besëlidhja. Lajmet më të fundit që vijnë nga Lezha, bëjnë të ditur se pritet të ketë një riorganizim total në futbollin lezhjan, i cili prej disa vitesh vazhdon të jetë pjesë e kategorive inferiore.

Dhe, këtë do ta nisë nga presidenca si dhe stafi teknik. Për të parën, Bashkia Lezhë ka përzgjedhur një nga biznesmenët e suksesshëm shkodranë, Pjerin Fushajn, i cili prej disa vitesh është prezent me investimet e tij cilësore të ndërtimit edhe në Lezhë dhe Shëngjin. Përpos kësaj, Pjerini ka qënë pjesë e presidencës së Vllaznisë së bashku me të vëllain e tij, Valter Fushaj duke lënë gjurmë në sukseset e klubit kuqeblu.

Ndërkohë, përvoja e Pjerin Fushajt në fushën e menaxhimit të futbollit ka qënë edhe në cilësinë e Antarit të KE të FSHF-së.

E gjithë kjo përvojë e suksesshme pozitive, në biznes dhe sport, pritet të vihet në shërbim të rritjes së futbollit lezhjan në nivelet që i takon, aty ku ka qënë jo shumë vite larg, kur konkuronte me sukses në nivelet e larta të Superligës.

Ndërkohë, sa i takon stafit teknik, në Lezhë pritet të rikthehet një njohje e vjetër, si Elvis Plori, i cili më herët ka drejtuar si trajner i parë Besëlidhjen, ndërkohë që përvoja e tij si trajner dhe si drejtues ka qënë e pranishme vitet e fundit në KF Vllaznia, ku aktualisht është në cilësinë e trajnerit të Vllaznisë U-19.

Me zyrtarizimin e tyre, dyshja Fushaj-Plori, pritet të nisë menjëherë nga ndërtimi i skuadrës, që ndonëse është disi vonë në krahasim me rivalët e grupit A të kategorisë së dytë që kanë nisur më herët punën, synojnë të ndërtojnë një skuadër pretendente për kalimin në të parën fillimisht, dhe më pas me objektin madhor të Superiores.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img