Saturday, November 23, 2024

Sistemi VAR në Shqipëri, FSHF takim me trajnerët dhe kapitenët e klubeve të Kategorisë Superiore & të Parë

Lexo

Siç është lajmëruar edhe më parë, duke nisur nga ky edicion futbollistik, në ndeshjet e Kategorisë Superiore do të nisë të përdoret sistemi VAR, një nga projektet e investimet më të mëdha të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Prej më shumë se dy vitesh FSHF ka punuar për ta implementuar këtë sistem edhe në Shqipëri, me qëllim rritjen e besueshmërisë dhe cilësisë së futbollit shqiptar, duke minimizuar gabimet e arbitrave. Deri tani janë zhvilluar disa ndeshje miqësore duke përdorur VAR-in, ndërsa së fundmi, sistemi VAR u përdor edhe në finalen e Superkupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Teutës.

Ditën e sotme, duke qënë shumë afër nisjes së sezonit të ri, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, Departamenti i Arbitrimit në bashkëpunim me Departamentin e Garave në FSHF, zhvilloi një takim me trajnerët dhe kapitenët e klubeve të Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë.

Fokusi kryesor i këtij takimi ishte të shpjegohej për përfaqësuesit e klubeve se si funksionon sistemi VAR. Shefi i Departamentit të Arbitrimit, Sokol Jareci, kishte përgatitur edhe disa video të shkëputura nga ndeshje të kompeticioneve europiane, duke parë rastet se kur duhet të ndërhyjë ose jo VAR-i.

Sezoni i ri i Kategorisë Superiore do të nisë më 11 shtator, me 180 ndeshje të këtij kompeticioni që do të luhen me sistemin VAR, teksa ky sistem do të përdoret edhe në sfidat e Kupës së Shqipërisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Fitore dramatike, Gruda shënon në ‘frymën e fundit’

Vllaznia ka fituar takimin e sotëm të Superiores kundër Teutës. Shkodranët kanë realizuar të parët falë Bajramit. Për të...
- Advertisement -spot_img