Monday, November 25, 2024

Situata e komplikuar në Ukrainë, Shevchenko mesazh publik për vendin e tij

Lexo

“Sot është një moment i vështirë për të gjithë ne. Por duhet të bashkohemi. Së bashku do të fitojmë! Lavdi Ukrainës!” Andriy Shevchenko komenton kështu situatën e vështirë në vendin e tij. Ish-sulmuesi i Milanit poston një imazh të kufijve të Ukrainës me flamurin kombëtar. “Ukraina është atdheu im. Unë kam qenë gjithmonë krenar për popullin dhe vendin tim. Kemi kaluar shumë kohë të vështira dhe në 30 vitet e fundit jemi formuar si komb. Një komb me qytetarë të sinqertë, punëtorë dhe liridashës. Ky është burimi ynë më i rëndësishëm”.

Një postim në të cilin Sheva donte të bënte të qartë se cili është qëndrimi i tij për një ngjarje që po mban pezull opinionin publik botëror dhe që po shqetëson seriozisht të gjithë vendin, të kërcënuar seriozisht në kufi nga trupat ruse. Ish-sulmuesi i Milanit ka qenë gjithmonë shumë i lidhur me vendlindjen e tij dhe nuk ka humbur rastin të tregojë edhe një herë lidhjen e tij me Ukrainën.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img