Në kampin kuqeblu ka zhvillime të reja. Sot janë bërë publikë firmosjet zyrtare me dy futbollistët e rinjë të Vllaznisë, Milosh Kaleziç dhe Salim Cisse, ndërkohë që të tjerë që po sterviten me skuadrën janë në pritje të zyrtarizimit. Bashkia Shkodër është në procesin përfundimtar të privatizimit, ndërkohë që fundjava e javës së 17-të të Superiores e gjen Vllazninë mysafire në “Elbasan Arena” përballë Partizanit që e ndjekë nga pas së bashku me Teutën. Për të gjitha këto, si dhe konfirmimi për shifrën enigmë të shitjes së Dungës në Japoni, bën fjalë intervista e dhënë nga Sekretari i Përgjithëshm i KF Vllaznia, Blendi Dibra
Dibra, Vllaznia ka prezantuar dy lojtarët e radhës, malazezin e mesfushës Milosh Kaleziç dhe sulmuesin nga Guinea, Salim Cisse, i kënaqur për këto dy prurje?
Sigurisht, ishte një zgjedhje e stafit teknik dhe duke qënë pjesë e stafit te menaxhimit jemi përpjekur çdo dëshirë që stafi teknik ka përzgjedhur dhe për këtë besojnë se do të jenë lojtarë të vlefshëm për skuadrën. Një prioritetet që stafi teknik ka pasur për lojtarë të kampionatit shqiptar, lojtarë nga Ballkani që e njohin mentalitetin e futbollit tonë, dhe adaptimi është më i lehtë për to duke qënë se merkato e janarit është shumë specifike dhe delikate dhe mund të paraqesë problem me formën dhe adaptimin e tyre. Në pritje jemi edhe për dy lojtarët e tjerë që po sterviten me skuadrën, lojtarin nga Togoja, Elom Nya Vexhi dhe 20 vjeçari Tim Brdariç, ku po shikojmë me vemendje dokumentacionin e tyre në aspektin ligjor në mënyrë që të mos kemi probleme në të ardhmen.
Firmosja me Tim Brdariç është djali i trajnerit, ka të bëjë edhe me një sinjal pozitiv për rinovimin e kontratës së teknikut sërishmi në krye të Vllaznisë?
Sigurisht që është pjesë e planit të punës do të thoja ku presim që të kryejmë rinovimin e trajnerit duke vijuar pastaj edhe me rinovimin e lojtarëve me një këndvshtrim më larg në lidhje me një skicim të grupit për sezonet e ardhshme.
Emanuel Dunga tashmë është pranuar zyrtarisht edhe nga klubi për largimin dhe firmosjen e tij në Japoni, por enigmë në një farë mënyre mbetet shuma e përfituar nga Vllaznia.
Po, është konfirmuar edhe zyrtarisht që Dunga është larguar nga Vllaznia. Kemi patur një periudhë negociatash, ku më herët oferta fillestare ishte e cila u paraqit nga klubi japonez nuk ishte e kënaqshme dhe kemi arritur besoj që nga kjo tranmsfertë klubi mund të përfitojë një shumë prej 100 mijë dollarësh duke pasë parasysh edhe disa pagesa që ka patur për të marrë lojtari dhe që ka hequr dorë nga marrja e këtyre dhe besoj që është një shifër e kënaqshme. Ndërkohë, në vazhdimësi, ne jemi në përpjekje edhe për lojtarë të tjerë, për arsye se koncepti i projektit tonë është që t’i japim vlerë lojtarëve tonë duke qënë shumë aktiv jo vetem me ofrime, por edhe me transfeërta të cilat kanë edhe përfitime financiare për klubin.
Ka një emër konkret futbollisti që mund të jetë në shitje duke pasuar Dungën?
Nuk mund të japim emra, sepse janë biseda, sigurisht që ditët po zvogëlohen, por që edhe disa kanë mbetur edhe për vazhdimësinë në merkaton e verës. Mund të jetë edhe rasti i Ardit Hoxhajt, por edhe lojtarë të tjerë ku ia kemi bërë të qartë edhe atyre në mënyrë që titulli të përkthehet në një përfitim që këto lojtarë të kenë në aspektin individual por edhe për klubin aktualisht.
Sërishmi me merkaton, në opinionin sportiv shkodran dhe më gjërë ka diskutime në lidhje me ofrimin e Avdiajt duke paragjykuar se futbollisti ka probleme me dëmtime , apo nuk ka formën e duhur për t’i shërbyer Vllaznisë. Ka diçka në këtë mes?
Analizat besoj se do të bëhen në fund, Avdiaj është i përzgjedhur nga stafi teknik ku trajneri jonë Brdariç e ka pasur lojtarë tek Volsburgu ku në atë periudhë Avdiaj ka shënuar rreth 14 gola dhe nuk mund të japim një vlerësim që tani. Ai tashmë është një lojtar i ekipit të Vllaznisë, edhe vetë kontrata është bërë me opsionin që nëse lojtari nuk ka përformacën e duhur, ajo ndërpritet në fund të këtij sezoni, ose përndryshe do të vazhdohet. Megjithatë, ne kemi besim tek ai dhe tek çdo lojtar që është pjesë e ekipit tonë.
Privatizimi, një pikkë që po lakohet prej sa kohësh, duket se tashmë është vënë në rrugë të drejtë.
Tashti, lajmi zyrtar është kur njoftimi për ankandin e shitjes së aksioneve bëhet publik në buletinin e Agjencisë së Prokurimeve Publike. Një njoftim i tillë akoma nuk ka dalë dhe deri atëherë të gjithë jemi në pritje dhe shpresojmë që të jetë një proces pa vonesa, i shpejtë dhe ta fitojë më i miri.
Procesi i privatizimit ka lidhje në një farë mënyre edhe me licensimin e Vllaznisë për në Europë?
Ne po punojmë në mënyrë intensive për licensimin, kryesisht kryetarja e Bashkisë, zoti Xhaferi, sepse problem kryesor është çështja e marrëveshjes me tatimet dhe besoj se jemi shumë afër një zgjidhje dhe nuk do të ketë probleme.
Dhe, në mbyllje, të dielen në “Elbasan Arena”, kryendeshja e javës së 17-të të Superiores, Partizani-Vllaznia. Barazimi i Vllaznisë me Kastriotin u shoqërua edhe me barazimin tjetër të rivalëve, Teuta-Partizani dhe Vllaznia vazhdon të qëndrojë në krye me 9 pikë diferencë. Si është atmosfera në kampin kuqeblu në këtë pragndeshje?
Mendoj se barazimi nuk i ka pëlqyer askujt, ndonëse këto gjëra priten. Besojmë se ekipi ka të gjithë moralin e duhur për ta përballuar këtë sfidë siç duhet. Uroj që të shohim një sfidë të bukur, të luftuar nga të dyja skuadrat dhe shpresojmë që të fitojë më i miri, dhe ne kemi besim që më mi miri do të jetë Vllaznia në këtë rast. Absolutisht, nuk mendoj që kjo ndeshje nuk përcakton asgjë për titullin, ka ende shumë ndeshje dhe shumë pikë në lojë, dhe filozofia e cila përcillet edhe nga trajneri është se çdo ndeshje është një kapitull më vete. Me sa di, ky është kapitulli i 17-të, shpresoj ta mbyllim me sukses dhe të shohim që kapitujt e tjerë t’i mbyllim me të njëjtin sukses, ku përderisa matematika na lejon na lind e drejta për të menduar që jemi kampion.
Intervistoi: Gaspër MARKU