Thursday, November 21, 2024

Sivaspor-Ballkani 3-4. Trajneri Daja, i lumtur për fitoren historike në Turqi

Lexo

Një fitore tejet emocionuese e arritur në minutat shtesë ishte ajo që Ballkani regjistroi mbrëmjen e së enjtes në transferten turke ndaj Sivaspor,  vlefshme për ndeshjet në grupe të Confence League.

Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes për mediat kosovare se ishte i lumtur me atë paraqitje që kishte bërë skuadra në këtë ndeshje, duke ia kushtuar fitoren të gjithë Kosovës e duke pritur një mbështetje të madhe në sfidën e javës së ardhshme në Prishtinë.

“Futbollistët e Ballkanit ia dedikojnë gjithë Kosovës dhe ngritjes së futbollit në Kosovë këtë fitore. Këta djem kanë personalitet, karakter. Megjithëse kishim gjithë ato mungesa, lojtarët që u futën e vazhduan atë përpjekje që bënë lojtarët e formacionit. Të mungojë kapiteni, Gripshi, Astrit Thaqi, Bekteshi dhe Leo Abazi nuk është e lehtë, por i përballuam.

Ajo që do të veçoja është që kemi prodhuar lojë dhe kemi pasur shumë situata para portës. Nëse do ishim më cinikë, do ta mbyllnim ndeshjen më herët. Lojtarët kanë fituar përvojë në një nivel tjetër. Ekipet janë të forta dhe kanë përvojë. Kur ke besim te vetja dhe djemtë tanë kanë besim te vetja dhe respektin ndaj vetes, atëherë kjo gjë është shumë e mirë. Karakterin sportiv këta djem e kanë në nivelin optimal.

Sigurisht do të kishim tjetër mbështetje sikur të ishim ‘Xhebrailat’. Shpresoj që në ndeshjen e radhës të kemi përkrahjen e gjithë Kosovës. Këta djem sonte nuk kanë përfaqësuar vetëm qytetin e mrekullueshëm të Suharekës, por gjithë Kosovën”, ishin fjalët e trajnerit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img