Tuesday, August 26, 2025

Skënderbeu bën goditjen e madhe, merr mbrojtësin polak që kushtoi 1.8 milion dollarë

Lexo

Skënderbeu konsiderohet nga të gjithë si ekipi favorit për të fituar kampionatin në Kategorinë e Parë, por drejtuesit e klubit korçar nuk janë ende të bindur se ekipi është i kompletuar dhe po punojnë fort në merkato.

Në pritje që të sqarohet e ardhmja e sulmuesit Bismark, edhe me këmbënguljen e trajnerit Gjoka, Skënderbeu ka bërë një goditje të madhe në mbrojtje,.

“Veriu Sport” mëson se presidenti Ardjan Takaj ka gjetur marrëveshjen me qendërmbrojtësin polak Jan Sobocinski, lojtar me CV të nivelit të lartë,një luks edhe për Kategorinë Superiore në Shqipëri.

26-vjeçari është rritur tek LKS Lodz ne Poloni,ku shkëlqeu dhe luajti edhe tek Polonia u21.

Në 2022 erdhi transferimi i bujshëm në Amerikë,sepse e bleu Carlote në USA për 1.8 milion dollarë,ndërsa në 2024 u kthye në Europë,duke firmosur për Pas Janina,ku qëndroi deri në pranverë.

Polaku ka pasur disa opsione këtë verë,por nuk ka gjetur akord me disa klube polake dhe Skënderbeu ka përfituar në fund të merkatos,duke i ofruar kontratë që polaku e ka pranuar dhe pritet të jetë i gatshëm që këtë fundjavë në Lushnjë.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img