ERZENI – SKËNDERBEU 0 – 3 (Frenkli 2′, Nikaj 6’p, Janaqi 76′)
Skënderbeu ka arritur të marrë tre pikë të vlefshme për të tentuar Final Four ndaj Erzenit, me korçarët që fituan me rezultatin 0-3, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t.
Që në minutën 2′ ishte Frenklin i cili kaloi në avantazh korçarët dhe vetëm pesë minuta më vonë, në të 7-tën, ishte Nikaj nga pika e bardhë e penalltisë që dyfishoi shifrat. Në fundin e pjesës së parë, shijakasit shpërdoruan një penallti, e cila u prit nga portieri Alia.
Pjesa e dytë ishte e qetë, me Skënderbeun që u tregua më i saktë, duke shënuar edhe golin e tretë me Janaqin në minutën e 76’.
Me këtë fitore, Skënderbeu mban vendin e gjashtë me 31 pikë, ndërsa Erzeni renditet në vendin e nëntë me 23 pikë.