Monday, December 9, 2024

Skënderbeu fiton lehtesisht me Erzenin

Lexo

ERZENI – SKËNDERBEU 0 – 3 (Frenkli 2, Nikaj 6’p, Janaqi 76)

Skënderbeu ka arritur të marrë tre pikë të vlefshme për të tentuar Final Four ndaj Erzenit, me korçarët që fituan me rezultatin 0-3, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t.

Që në minutën 2′ ishte Frenklin i cili kaloi në avantazh korçarët dhe vetëm pesë minuta më vonë, në të 7-tën, ishte Nikaj nga pika e bardhë e penalltisë që dyfishoi shifrat. Në fundin e pjesës së parë, shijakasit shpërdoruan një penallti, e cila u prit nga portieri Alia.

Pjesa e dytë ishte e qetë, me Skënderbeun që u tregua më i saktë, duke shënuar edhe golin e tretë me Janaqin në minutën e 76’.

Me këtë fitore, Skënderbeu mban vendin e gjashtë me 31 pikë, ndërsa Erzeni renditet në vendin e nëntë me 23 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img