Laçi-Skënderbeu 1-2
Shënues:Melo 39/Bismark 19,82
Laçi:Dobjani,Kurti,Lleshi,Tresa,Bullari,Bibo,Manellari(Traore 84),Prodani,Melo,Opeh,Lima Trajner:Françesko Moriero
Skënderbeu:Alia,Prençi,Juri(Lukinjas 74),Nikaj(Janaqi 74),Nasr,Randi,Sabo,Estrela(Vaskez 87),Doka(Ramos 68),Shaqe,Bismark Trajner:Ernest Gjoka
Kartonë të verdhë:Bytyçi (në stol),Prodani,Bibo,Lima/Juri,Randi
Ndeshja nis me përplasje në fushë që në minutën e parë, teksa pas një aksioni të kurbinasve është Shaqe për Skënderbeun dhe Lleshi për kurbinasit që acarohen me njëri-tjetroin dhe u desh menjëherë ndërhyrja e gjyqtarit Ditmir Grimci që të qetësojë lojtarët në fushë.
Një moment i rezikshëm në fushë ka qenë ai i minutës së 8-të, ku pas një rrëmuje në zonën e Skënderbeut, Bullari gjuan dobët dhe pret lehtësisht Alia. Vetëm pak sekonda më vonë janë përsëri vendasit që për pak sa nuk shënojnë, por Tresa e dërgon topin jashtë. Në të 17-ën minutë është Skënderbeu që proteston në zonën e Laçit, teksa Nikaj pengohet, por asgjë për gjyqtarin kryesor, vazhdon loja. Në të 19-ën minutë është Skënderbeu që surprizon, teksa pas një gabimi të mbrojtjes vendase është Bismark që përfiton, gjuan dhe 0-1 për Skënderbeun.
Pas shënimit të golit të avantazhit për Skënderbeun, loja bie nga të dy skuadrat, ndërkoh që Skënderbeu përpiqet të ulë ritmin dhe e bën mirë këtë gjë. Në të 38-ën minutë është Albi Doka që i ardhur nga mbrojtje lëshon një predhë nga jashtë zonë,por jashtë kuadratit. Duhet të vinte e 39-ta minutë që Laçi të barazonte. Është Melo që harohet në mbrojtjen bardhekuqe gjuan dhe rezultati barazohet në 1-1. Edhe pas barazimit sërish kurbinasit për pak sa nuk shënojnë golin e avantazhit me anë të Bullarit,por shpëton për mrekulli porta e Skënderbeut. Nuk ka më kohë dhe pjesa e parë mbyllet në barazimin 1-1.
Pjesa e dytë e takimit fillon pa ndërrimë nga të dy kampet,teksa të dy teknikët u besojnë lojtarëve që hodhën në fushë nga minuta e parë. Ndërkohë që në startin e pjesës së dytë nuk ka raste,në të 54-ën minutë ka sërish rrëmujë në fushë dhe acarime,teksa këtë herë është Juri për Skënderbeun dhe Prodani për Laçin dhe të dy ndërshkohen me kartonë të verdhë. Deri në minutën e 60-të asnjë rast në të dy portat,me një superioritet të lehtë të vendasve,por pa rezultat. U desh minuta e 70-të që të vinte rasti i parë i pjesës së dytë,teksa Tresa për pak sa nuk shënon,por është Alia shpëtimtar që e pret topin në dy kohë. Në të 82-ën minutë sërish Skënderbeu surprizon,teksa Bismark merr një asis me kokë nga Nasr dhe në zonë gjuan dhe shënon golin e dytë,duke shtangur sërish kurbinasit. Ka festë në radhët e Skënderbeut.
Edhe 5 minutat e shtesës së pjesës së dytë nuk sjellin ndryshime dhe Skënderbeu arrin një fitore të madhe në këtë transfertë kaq të vështirë. Tani po,skuadra e presidentit Ardjan Takaj,është shumë pranë shpëtimit nga rënia prej superligës.
Fatos LAMAJ