Sunday, January 25, 2026

Skënderbeu shpallet kampion i Kategorisë së Parë për sezonin 2022-2023

Lexo

- Reklamë -spot_img

Lushnja 0-0 Skënderbeu

Skënderbeu ngjitet në Superiore si kampione e Kategorisë së Parë. Pavarësisht barazimit 0-0 ndaj Lushnjes, korçarët siguruan titullin kampion të kampionatit të Kategorisë së Parë vetëm ditën e sotme, ndërsa përfituan edhe nga humbja e Dinamos me Luzin.

Gara ishte ende e hapur, pasi Skënderbeu renditej në vendin e parë me 48 pikë, një më shumë se Dinamo e vendit të dytë. Sakaq, me përfundimin e ndeshjes së sotme ndaj Lushnjes, që përkon edhe me javën e fundit të kampionatit, korçarët u shpallën zyrtarisht kampionë të Kategorisë së Parë. Gjatë këtij edicioni, skuadra e Skënderbeut ka grumbulluar në total 49 pikë, ku nga 26 ndeshje të luajtura ka fituar 13, barazuar 10 dhe humbur tre ndeshje.

Në ceremoninë e organizuar në përfundim të takimit nga Federata Shqiptare e Futbollit ishte i pranishëm zv.presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuriu i cili i dorëzoi medaljet dhe trofeun e kampiones skuadrës korçare, që siguroi kështu ngjitjen në kampionatin “Abissnet Superiore” në sezonin e ardhshëm.

Kampionati i Kategorisë së Parë nisi më 3 shtator, duke ulur siparin ditën e sotme. Së bashku me Skënderbeun, edhe skuadra e Dinamos ka siguruar ngjitjen në kampionatin “Abissnet Superiore”. Pas ndeshjes ata festuan me tifozët e tyre. Më pas nisi ceremonia teksa futbollistët, trajneri dhe stafi teknik u vlerësuan me medalje.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Zhgënjen Besa, mundet në shtëpi nga Skëndërbeu 2-3

Besa-Skënderbeu 2-3(Spahiu 8,Melo 56/Janaqi 54,Shaqe 71,Gjata 80) Besa:Abdullahu,Beqja,Kapo,Lima,Nurja,Danaj,Hasani(Begaj 74),Treni(Rrena 60),Spahiu,Melo,Çinedu(Hebeja 86) Trajner:Gugash Magani Skënderbeu:Alia(Dervishaj 45),Vangjeli,Gift,Ramos,Shaqe,Salim,Estrela,Janaqi,Çuçka(Gjini 57),Tajo(Gjata 79),Ukiçi(Gjumsi 46) Trajner:Ernest Gjoka...
- Advertisement -spot_img