Sunday, September 8, 2024

Skuadrat shqiptare mësojnë kundërshtarët për turin e tretë të Ligës së Konferencës

Lexo

Është hedhur sot në orën 14:00, në Nyon të Zvicrës, shorti për turin e tretë të Ligës së Konferencës ku skuadrat shqiptare mësuan kundërshtarët e tyre në rast se arrijnë të kualifikohen nga turi i dytë. Në garë kanë mbetur ende Partizani, Tirana, Gjilani, Ballkani, Dukagjini, Struga dhe Shkupi.

Goglat kanë qenë me fat për ekipet e Superligës shqiptare. Në rast se Partizani kalon me sukses Atletik Deskalades, demat do të përballen me fituesin e çiftit Tre Pene nga San Marinio dhe Valmiera nga Letoni, kundërshtarë të cilët duken të lehtë në letër.

Nga ana tjetër, Tirana nëse bën mrekullinë përballë Beshiktashit, do të përballet me, fituesin e ciftit Zeljezniçar nga Bosnje Hercegovina ose Neftçi nga Azerbajxhani. Bardheblutë mund t’i gëzohen faktit që shmangën në këtë short Hajdukun e Splitit.

Për sa i përket ekipeve të tjera shqiptare, Ballkani përballet me Linkoln Red Imps, Dukagjini sfidon fituesin e çiftit Torshavn-Haverfordwest, Struga luan me The New Saints ose Swift Hesper. dhe Shkupi përballet me fituesin e çiftit Hapoel Bersheva-Panevėžys .

Sfidat e turit të tretë do të luhen më 10 gusht, ndërsa ato të kthimit më 17 gusht.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img