Saturday, November 30, 2024

Socca World Cup 2024/ Shqipëria e nis me fitore, mund Australinë 2-1

Lexo

Kombëtarja shqiptare e minifutbollit debutoi me fitore në Socca World Cup 2024. Kuqezinjtë fituan ndeshjen e parë të grupit ndaj Australisë me rezultatin 2-1.

Shqipëria mori avantazhin që në minutën e 2-të të takimit me Endri Kacën, ndërsa Giovanni Hoxha vulosi fitoren në fundin e takimit.

Trajneri Irtan Sejko e nisi me këtë formacion titullar: Kejd Myrta (GK), Joanc Duqi, Endrit Kaca, Guido Tepshi, Erald Leci dhe Armand Gapi.

Ndeshja nisi mjaft mirë për Shqipërinë. Kuqezinjtë zhbllokuan takimin me Endri Kacën dhe më pas administruan ndeshjen. Megjithatë, Australia vendosi baraspeshën në fundin e pjesës së parë.

Fraksioni i dytë ishte i barabartë nga të dyja ekipet, por Shqipëria shfrytëzoi mundësitë në fundin e takimit dhe realizoi golin e fitores me Giovanni Hoxhën.

Tre pikë të arta për Kombëtaren e minifutbollit dhe tani kuqezinjtë do të synojnë fitoren e radhës në grup. Shqipëria do të përballet nesër me Perunë në orën 20:00.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img