Monday, December 9, 2024

(Video) Volejboll Meshkuj-Vllaznia “zgjohet” vetem në setin e tretë. Kuqeblutë munden në shtëpi nga Tirana 0-3

Lexo

Vllaznia-Tirana(17-25, 20-25, 28-30)

Vllaznia në volejboll për meshkuj është mundur në shtëpi nga Tirana me rezultatin e pastër 0 me 3, ndeshje kjo e luajtur pasditen e së premtes, menjëherë pas asaj të femrave, Vllaznia-Partizani, që u fituan nga skuadra kuqeblu 3-2.

Në pamje të parë, të duket një fitore e lehtë nga ana e bardhebluve, por në fakt nuk ka qënë krejt kështu, sepse në setin e tretë lufta sportive ka qënë tejet e fortë, dhe kjo për meritë të Vllaznisë, e cila pasi kishte humbur dy setet e parë, përkatësisht 17-25 dhe 20-25, këmbënguli fort të merrte setin e tretë duke synuar përmbysjen e ndeshjes, ashtu siç vajzat kuqeblu një orë më herët.

Një “zgjim” me vonesë i kuqebluve të drejtuar nga trajneri Artan Kalaja, të cilët realisht ishin shumë pranë fitores së setit të tretë, por pas një rivaliteti të pazakontmë, gjë e cila pasqyrohet në pikët shtesë mbi shtesë, ka një fund të lumtur për bardheblutë e drejtuar nga trajneri Arben Sako, të cilët e mbyllin me fitore 28-30, duke fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin, 0 me 3.

Një humbje, kjo, që për trajnerin Artan Kalaja, erdhi edhe si pasojë e mungesës së volejbollistëve titullarë të dëmtuar, por, padyshim pa lënë mënjanë lojën e dobët të skuadrës në dy setet e parë.

Ndërkohë, për trajnerin e Tiranës Arben Sako, fitorja e tyre ishte merituar, por e vështirë, sepse përballë, theksoi se kishte një ekip shumë të mirë si Vllaznia.

(Video) Ndeshja, Vllaznia-Tirana, volej meshkuj, 0-3. Seti i tretë, transmetim direkt nga portal Veriu Sport, si dhe prononcimet e dy trajnerëve kundërshtarë, Artan Kalaja(Vllaznia) dhe Arben Sako(Tirana).

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img