Tuesday, May 7, 2024

Sonte mundësia e Barcelonës për t’u shpallur kampione për herë të parë pa Messin

Lexo

Sot lojtarët e Barcelonës kanë mundësinë të fitojnë titullin kampion spanjoll, për herë të parë pas katër vitesh. Barcelona do të luajë sot derbin e qytetit jashtë shtëpisë kundër Espanyolit dhe me një fitore do të dilte kampione për herë të parë që nga viti 2019.

Gjiganti katalanas e ka fituar 26 herë kampionatin spanjoll deri më tani dhe sonte në ndeshjen që fillon nga ora 21:00 do të ketë mundësinë të ngrejë sërish trofeun.

Në rast triumfi, Barcelona do të arrinte në 85 pikë, që do të ishte një avantazh i paarritshëm nga Real Madridi dhe Atletico Madridi, kur kanë mbetur edhe katër xhiro.

Është interesante se ky do të ishte titulli i parë i Barcelonës në këtë shekull që do ta fitonte pa Lionel Messin në formacion. Argjentinasi debutimin e tij për Barçën e bëri në sezonin 2004/05 kur katalanasit fituan titullin e parë në këtë shekull, dhe më pas ai i udhëhoqi ata drejt titujve në 2005/06, 2008/09, 2009/10, 2010/11, 2012/13, 2014/15, 2015/16, 2017/18 dhe 2018/19, kur titulli mbërriti për herë të fundit në “Camp Nou”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img