Futbolli i Kategorisë së Parë rikthehet sot, me javën e 18-të dhe me 90 minuta ku çdo pikë vlen më shumë se kurrë. Të gjitha skuadrat zbresin në fushë me objektiva të qarta dhe për të marrë maksimumin e pikëve.
Pesë ndeshje do të luhen paralelisht në orën 13:30, duke krijuar një pasdite futbolli mjaft interesante në çdo stadium. Në mbrëmje, vëmendja do të përqëndrohet në Korçë, ku Skënderbeu dhe AF Luftëtari përballen në sfidën e vetme të orës 16:00.
Laçi kërkon fitoren në shtëpi ndaj Kukësit, ndërsa Besa do të jetë përballë një transferte mjaft delikate në Pogradec. Në Burrel, Apolonia luan për për tre pikët kundër vendasve, Lushnja pret Apoloninë në shtëpi, ndërsa një tjetër duel mjaft i luftuar pritet të jetë Iliria–Kastrioti.
Kalendari i javës së 18-të të Kategorisë së Parë
KF Laçi – Kukësi 13:30
Pogradeci – Besa 13:30
Iliria – Kastrioti 13:30
Lushnja – Korabi 13:30
Burreli – Apolonia 13:30
Skënderbeu – AF Luftëtari 16:00



