Monday, November 25, 2024

Sot, Abissnet Superiore me 3 duelet e para, Laçi-Tirana, Partizani-Dinamo dhe Teuta-Kukësi

Lexo

Java e 31-të e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë, Abissnet Superiore, nis sot me tre duelet e para. Do të luhet në Laç, Tiranë dhe Durrës, me çiftet, Laçi-Tirana, Partizani-Dinamo dhe Teuta-Kukësi.

Dy çiftet e parë janë planifikuar të luhen në orën 16:45, ku natyrisht, sfida më e fortë është padyshim ajo e stadiumit të Laçit, ku kurbinasit e vendit të dytë presin Tiranën kryesuese, të cilës i mjafton edhe vetëm një pikë në këtë ndeshje për t’u kurorëzuar kampionë të Shqipërisë, pesë përpara mbylljes së kampionatit.

Po në 16:45 luhet edhe sfida tjetër, Partizani-Dinamo. Një derbi i kryeqytetit që këtë radhë për vetë pozitat e vështira të bluve dinamovitë në luftën për mbijetesë, nuk e ka atë shkëlqimin e pritshëm. Gjithësesi, pritet luftë e fortë sportive dhe pa kompromis, sepse të dyja skuadrave i nevojitet tre pikëshi. Për të kuqtë fitorja vlen për të mbajtur vendin e katërt që kërcënohet nga kuqeblutë, në rivalitet për Europën, dhe për Dinamon, një tre pikësh i sotëm, mund të jetë një rreze shprese për të kërkuar më pas rrugët e mundshme të shpëtimit nga largimi i Superiores.

Ndryshe nga dy çiftet e para, dueli i tretë i ditës së sotme, gjithnjë për javen e 31-të të Superiores, Teuta-Kukësi do të luhet në  orën 19:45. Për bregdetarët, të cilëve prej muajsh i mungonte stadiumi i tyre “Niko Dova”, fitorja është një detyrim, për vetë pozotitat e vështira ku gjendet në katin e poshtëm të tabelës së klasifikimit. Por, në të njëjtën kohë, detyrim është fitorja edhe për kuksianët, pasi në rast të kundërt rrezikohet seriozisht vendi i tretë dhe pjesëmarrja në Europë.

Të shtunën, janë në kalendar dy çiftet e tjera, Kastrioti-Egnatia dhe Vllaznia-Skënderbeu, të cilët mbyllin javën e 31-të Abissnet Superiore.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img