Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, është shfaqur sot para mediave për të prezantuar ndeshjen e kthimit në Conference League përballë Hajduk Split.
“Është një ndeshje më e vështirë se e para në Split. Arsyeja është se e nisim në disavantazh. Duhet të shkojmë drejt golit, por është shumë e vështirë. Ata kanë një skuadër të fortë, për këtë ka meritë stafi teknik, por kanë edhe individë të mirë. Ne duhet të jemi të ekuilibruar në lojë. Sigurisht, nuk do të futemi të dorëzuar në fushë”, tha Ilir Daja.