Sunday, April 28, 2024

Sot, Dinamo-Vllaznia, ora 16:45 në “Elbasan Arena”-Prononcimet e trajnerëve Vanoli dhe Plori dhe formacionet

Lexo

Dinamo-Vllaznia, është çifti i fundit që mbyll javën e 32-të të kategorisë Superiore, me sfidën që do të luhet në “Elbasan Arena” duke filluar nga ora 16:45. Ndërkohë që më herët, dje dhe pardje janë luajtur edhe katër duelet e tjera të kësaj jave, radha sot është dy skuadra të traditës, që ndryshe nga e kaluara kur ishin rivalë për titull, ky fundsezoni i gjen në pozita krejt të kundërta.

Dinamo, si pritëse, zhgënjyese në paraqitjet e saj, ka marrë rrugën drejt kategorisë së parë. Megjithatë, fitorja e Laçit, dje ndaj Egnatias, matematikisht i ka dhënë një dritë shprese bluve për të pretenduar mundësinë e qëndrimin në Superligë. Ndër të tjera, ndoshta është edhe kjo një motivim më shumë që Dinamo të luftojë edhe më fort sot për marrjen e rezultatit pozitiv.

Rodolfo Vanoli(Trajner i Dinamos):

“E dimë se do të kemi një kundërshtar të fortë përballë, por ne do të bëjmë ndeshjen tonë dhe do të mundohemi të ndryshojmë trendin e rezultateve negative. Futbolli është i tillë, nuk ka garanci dhe nuk i prisja këto rezultate. Skuadra më është përgjigjur e megjithatë sot vlejnë vetëm rezultatet. Nuk jemi dorëzuar ende, duhet të luftojmë deri në fund, të paktën për respekt të klubit, fanellës dhe tifozëve”, është shprehur italianji i pankinës dinamovite Rofolfo Vanoli në pragndeshje, i cili ka përzgjedhur edhe formacionin për sot: Simoni, Bardhi, Mija, Imami, Maliqi, Demiri, Sidibe, Fejzulla, Haxhiu, Ibraimi, Reginaldo.

Elvis Plori(Trajner i Vllaznisë):

“Dinamo ka një skuadër që në fillim të sezonit e ka nisur me objektiva komplet ndryshe, tani ka situatë kritike. Ne kjo duhet të na bëjë të fortë edhe të përqëndruar. Jemi në një situatë delikate, nuk kemi siguruar asgjë dhe lojtarët duhet të jenë dhe të sillen si profesionistë në fushën e lojës. Ka ndeshje sërish, çdo sfidë edhe për shkak të fundit të sezonit do jetë e luftuar. Duke parë renditjen, skuadra duhet të mobilizohet. Ndeshje si kjo të vendosin në siklet pasi lojtarët duhet të mobilizohen. Kemi bërë një analizë që mos na ndodhë ajo që ishin në pjesën e parë me Skënderbeun. Kemi probleme vetëm me Latifin. Them se nuk mund të jetë i gatshëm. U dëmtua me Skënderbeun. Latifi është mungesë e rëndësishme. Kur nuk është ai, diçka i mungon skuadrës.”, u shpreh tekniku kuqeblu, Elvis Plori, i cili ka bërë të ditur edhe formacionin e mundshëm për ndeshjen e sotme: Zogoviç, Gurishta, Adili, Bulatoviç, Hakaj, Krymi, Jonuzi, A. Hoxhaj, Da Silva, Djurdjevic, Aralica.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img