Java e 32-të e Abissnet Superiore nis sot me superndeshjen, Kukësi-Partizani, dy skuadra këto që mbajnë vendin e tretë dhe të katërt me pikë të barabarta. Pas sfidës së parë, Kukësi-Laçi që u mbyll në barazim 0-0, impianti modern “Kukës Arena” pret në orën 16:45 ndeshjen e dytë me praninë e tifozëve të tyre, të cilët i kanë munguar prej shumë kohësh skuadrës së tyre.
Për të pasur një mbështetje sa më të madhe në këtë ndeshje kaq të rëndësishme, prej së cilës varet edhe fati i fitimi i një “bilete europiane”, krahas tifozëve me banim në qytetin e Kukësit dhe rrethinat e tij, presidenca kuksiane ka vënë në dispozicion autobusë falas për tifozët me banim në Tiranë dhe Kamzë.
Në pritje të kësaj sfide, trajnerët përkatës, Diego Longo dhe Dritan Mehmeti kanë projektuar edhe futbollistët që do të hedhin në fushë nga minuta e parë.
Kukësi: Xhika, Gligorov, Lulaj, Pëllumbi, Ndreca, De Lucas, Sh.Taipi, Gj. Taipi, Fejiao, Basa, Milunoviç. Trajner: Diego Longo
Partizani: Hoxha, A.Marku, Belica, Bitri, Hadroji, Mala, Murataj, Rrapaj, Cara, Stenio Junior, Skuka. Trajner: Dritan Mehmeti
Takimi do të gjykohet nga arbitri i FIFA-s Eldorian Hamiti, ndërkohë që në sistemin VAR është Olsion Yzeiraj