Sot, dy ndeshjet e para të Superiores: Vllaznia – Skënderbeu, ora 18:00, Egnatia – Tirana, ora 18:00

Superiorja ditën e sotme do të luaj dy ndeshje mjaftë interesante dhe të luftuara. Takime këto që jan të vlefshme për javën e 30-të të kampionatit,të cilët do të luhen paralelisht në orën 18:00.

Kështu në “Egnatia Arena” do të sfidohen mes tyre Egnatia dhe Tirana. Një përballje mjaft delikate për bardheblutë, të cilët ndaj kampionëve synojnë vetëm tre pikët. Ndërkohë nga krahu tjetër ekipi i Edlir Tetovës nuk dëshiron të vë në rrezik për asnjë moment vendin e parë,ndaj dhe tre pikët jan mëse të detyrueshme.

Ndërkohë paralelisht do të luhet edhe në Shkodër. Në “Loro Boriçi” do të përplasin brirët mes tyre Vllaznia dhe Skënderbeu. Një tjetëer duel shumë i rëndësishëm dhe vendimtar për fatet e korçarëve,të cilët ndodhen në vendin e fundit në klasifikim dhe tre pikët i kan mëse jetike. Ndërkohë Vllaznia shpreson te një hap fals i rivalëve për të marrë vendin e parë në klasifikim.

Java e 30-të e kampionatit “Abissnet Superiore”

Sot

Vllaznia – Skënderbeu, 15 mars, ora 18:00

Egnatia – Tirana, 15 mars, ora 18:00

Nesër

Bylis – Laçi, 16 mars, ora 15:00

Partizani – Teuta, 16 mars, ora 18:00

AF Elbasani –  Dinamo City, 16 mars, ora 18:00

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu