Wednesday, November 27, 2024

Sot luhet derbi i kryeqytit, ja formacionet e mundshme

Lexo

Sot luhet sfida e përjetshme Partizani-Tirana. Në orën 19:00 të gjithë tifozët do të jenë të fokusuar te derbi i kryeqytetit që do të luhet në “Air Albania”, ndeshje e prapambetur e velfshme për javën e 6-të të Superiores. Në stadium priten të jenë mbi 10 mijë tifozë për të shijuar këtë sfidë jubilare pasi është përballja e 200 mes dy klubeve emblematike të futbollit shqiptar.

Me Shehin të pezulluar, Tirana vendosi të ul Ahmataj në stol, ndërsa Partizani shiti Zoran Zekic duke i besuar për momentin stolin drejtorit sportiv, Arbër Abilaliaj dhe stafit tjetër teknik. Të dy ekipet vijnë në këtë derbi pas fitoreve në sfidat e fundit, Tirana mposhti Vllazninë në klasike me një gol në minutën e 97-të, ndërsa Partizani mposhti Kukësin me rezultatin e thellë 4-3. Me 13 pikë në 7 ndeshje, Tirana renditet në vendin e tretë, dy pikë më shumë se Partizani, por të kuqtë kanë një ndeshje më pak.

Të demat ka mungesa, teksa Da Silva, Mba, Hadroj dhe Sembene nuk ia kanë dalë të jenë të gatshëm për mbrëmjen e sotme, teksa Eros Grezda pritet ta nisë nga minuta e parë nda Tiranës. Ndërkohë nga krahu tjetër bardheblutë në këtë sfidë do të luajë me 11-tëshen më të mirë.

Formacionet e mundshme:

Partizani: Hoxha, Murataj, Sota, Bytyçi, Atanaskovski, Rrapaj, Mehmeti, Maget, Grezda, Cara, Bintsuka. Trajner: Arbër Abilaliaj

Tirana: Abdullahu, Doka, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni, Jonuzi, Deliu, Hila, Hasani, Latifi, Abazaj. Trajner: Julian Ahmataj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Kualifikueset Euro U-19 për vajza/ Shqipëria fiton 2-1 ndaj Malit të Zi, vendosin golat e Qoses dhe Ndojt

Mali Zi-Shqipëri 1-2(Shënuese: Dokniç 48'/Qose 30', Ndoj 68') Mali Zi:Zugiç,Bojaniç,V.Miloviç,Radeviç,Boriçiç,Durkoviç,Dokniç,Çadenoviç,Osmajiç,Tomaseviç,Krstevska Trajner:Ivan Tatar (U aktivizuan:Nikçeviç,T.Miloviç,Zarubica,Buckoviç) Shqipëria:Spahiu,Nika,Hoxhaj,Allushi,Vata,Methoxha,Ago,Qose,Ndoj,Vasa,Bushati Trajner:Luçije Gjini (U aktivizuan:Hysa,Ndoci) Gjyqtarë:Laura Mauricio,Melisa Korreia(Zvicër),Lilija...
- Advertisement -spot_img