Tuesday, May 14, 2024

(Video) Emocionet e Abdyl Bales, arsimtarit veteran të Malësisë së Madhe, teksa flet për karrieren e djalit të tij, futbollistit të kombëtares kuqezi dhe kapitenit të Vllaznisë, Bekim Bala

Lexo

Abdyl Bala është një emër i nderuar i Malësisë së Madhe. I njohur në rininë e tij si një futbollist i zoti dhe më pas i përkushtuar në profesionin e arsimtarit duke spikatur si një ndër më të dalluarit i asaj zone.

Por, duke lënë pas këto, po aq të njohur, madje edhe shumë dhe shumë më tepër e bënë atë në publik edhe si babai i futbollistit Bekim Bala. Futbollistit të Vllaznisë, që më pas spikati tek kombëtarja dhe disa skuadra jashtë Shqipërie, për t’u rikthyer sërishmi në Shkodër, tashmë në cilësinë e kapitenit të Vllaznisë, detyrë të cilën po e bën mjaft mirë.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, Abdyli flet për emocionet që ka përjetuar dhe vazhdon të prjetoj teksa ndjek ecurinë e karrieres sportive të djalit të tij, Bekim Bala. Flet për jetën e përditshme dhe karakterin që disponon i biri për të qënë sa më korrekt me ekipin, drejtuesit, tifozërinë shkodrane dhe shoqërinë e shumtë që ai ka në sport dhe ajsht tij.

Sot është 77 vvjeç, dhe vitet e pensionit deri vonë i ka kaluar tek vajza në Itali, por me rikthimin e Bekimit për të luajtur në kampionatin shqiptar me Vllazninë e Shkodrës, është rikthyer edhe ai për të ndjekur prej së afërmi djalin e tij teksa luan për ngjyrat kuqeblu.

Momenti jo i mirë që po kalon Vllaznia e ka mërzitur jo pak edhe Abdylin, por si tifoz i Vllaznisë dhe të birit të tij, ai shpreson dhe beson që skuadra kuqeblu shumë shpejt do të jetë mes më të mirave të kampionatit shqiptar.

(Video) Intervisten e plotë me veteranin Abdyl Bala, babain e kapitenit të Vllaznisë, Bekim Bala, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Vllaznia-Egnatia, gjysmëfinalja e “Final 4, të dielën, ora 20:00, në “Air Albania”. K.F Vllaznia, njofton tifozët për shitjen e biletave

𝐍Ë 𝐕Ë𝐌𝐄𝐍𝐃𝐉𝐄! 𝐁𝐢𝐥𝐞𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐬 𝐄𝐠𝐧𝐚𝐭𝐢𝐚- 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐞𝐧 edhe 𝐧ë 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐝ë𝐫 Të nderuar sportdashës! Ju bëjmë me dije se duke filluar nga...
- Advertisement -spot_img