Sot është dita e të vërtetës. Kombëtarja shqiptare do të luajë ditën e sotme miqësoren e dytë të këtij muaji. Në Stokholm në stadiumin “Friends Arena” në orën 19:00 kuqezinjtë do të përplasin “brirët” me Suedinë.
Një duel mjaft i rëndësishëm për “djemtë” e Silvinjos,të cilët kërkojnë të reagojnë për humbjen 3-0 ndaj Kilit. Të gjithë janë “sy e veshë” nga Stokholmi, ku fitorja është mëse detyrim për kombëtaren shqiptare për të lënë pas disfatën e 3 ditëve më parë.
Një test shumë delikat, ku trajneri brazilian do të vendosë edhe pikat mbi “i” sa i takon lojtarëve që do të duhet të mar me vete në “Euro 2024”. Lajm i mirë për këtë takim është rikthimi i Berishës,i cili për shkak të një problemi mungoi ndaj Kilit.
Fatos LAMAJ