Me çiftin Vora-Apolonia, e mbyllur me rezultain 1 me 0 në favor të vorakëve me gol të shënuar nga shkodrani, Jasmin Rraboshta, në fushë ditën e sotme do të zbresin edhe skuadrat e Kategorisë së Parë për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 22-të të kampionatit. 4 duele mjaft interesante dhe të luftuara do të luhen në të njëjtin orë 13:30.
Kastrioti do të presë në shtëpi Besën e Kavajës. Krutanët pas triumfit spektakolar me Bylisin do të tentojnë një tjetër fitore që do do të mbante gjallë “shpresat’ për të shmangur “play-out”.
Korabi-Lushnja është një tjetër duel mjaft i rëndësishëm,teksa të dyja ekipet do të luftojnë shumë mes tyre për një vend në “Play-Off”. Aktualisht të dyja skuadrat kanë nga 26 pikë dhe dueli mes tyre do të vendosë për skuadrën që do të renditet në vendin e 6-të në tabelën e klasifikimit, pozicion që te jep mundësitë të luash “Play-Off”-in për Superligën.
Luzi-Burreli merr vëmendjen,teksa miqtë do të kërkojnë vetëm fitoren për t’iu larguar sa më shumë “Play-Out”. Ndërkohë takimi i fundit për ditën e sotme në Kategorinë e Parë do të jetë mes Tomorit dhe Flamurtarit. Beratasit ndodhen në vendin e 11-të në klasifikim,teksa vlonjatëtë mbajnë vendin e 4-të.
Fatos LAMAJ