Saturday, July 27, 2024

Superiore-Sot, tre ndeshjet e para të javës së 25-të: Egnatia-Teuta, Kukësi-Erzeni, Skënderbeu-Partizani

Lexo

“Abisnet Superiore” do të luajë ditën e sotme 3 nga sfidat e javës së 25-të të kampionatit. Do të luhet në dy orare të ndryshme në Kukës,Rrogozhinë dhe Korçë.

Gjithçka do të startojë me duelin mes Egnatias dhe Teutës,takim që do të nis në orën 13:30 në “Egnatia Arena”. Një duel mjaft i rëndësishëm për rrogozhinasit që tentojnë rikthimint e fitorja në kampionat,ndërsa nga ana tjetër durrsakët pas triumfit me Kukësin synojnë në Rrogozhinë një tjetër 3 pikësh që do t’i ndihmonte t’i largoheshin fundit të klasifikimit.

Paralelisht do të luhet edhe “finalja” e mbijetesës mes Kukësit dhe Erzenit. Të dyja ekipet ndajnë vendet e fundit në klasifikim dhe në “Kukës Arena” do të përplasin “brirët” për pikët e kësaj jave. Si Skerdi Bejzade ashtu edhe Bledar Devolli do të kërkojnë 3 pikët e para në krye të Erzenit dhe Kukësit.

Ndërkohë në orën 17:00 e gjithë vëmendja do të jetë në Korçë,aty ku do të luhet dueli mes Skënderbeut dhe Partizanit. Një takim mjaft interesant dhe që zgjon interesin e tifozëve. Vendasit do të kërkojnë fitoren për t’u afruar akoma më shumë me “Final-Four”, ndërsa nga ana tjetër demat pas fitores në derbi synojnë vazhdimësinë në kampionat.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img