Sunday, November 24, 2024

Sot, ora 13.45. Laçi-Vllaznia dhe Tirana-Skënderbeu, dy ndeshjet e tjera sotme të Superiores, java e parë

Lexo

Me ceremoninë e zhvilluar mbrëmjen e djeshme përpara fillimit të çiftit të parë të javës së parë të Kategorisë Superiore, Teuta-Partizani, ka nisur rrugëtimin e tij Kampionati Kombëtar i elitës së futbollit shqiptar. 1 me 0 në favor të Teutës ka përfunduar kjo ndeshje duke i dhënë tre pikët e para durrsakëve. Ndërkohë që sot, kalendari i javës së parë përmban edhe dy ndeshjet e tjera, Laçi-Vllaznia dhe Tirana-Skënderbeu, takime këto që startojnë në orën 13.45.

Derbi verior që do të luhet në stadiumin e Laçit paraqet shumë interes edhe për faktin se përballen dy skuadra pretendente, të cilat edhe sezonin e kaluar kanë shfaqur jashtë mase rivalitet në fushën e lojës. Për t’u theksuar është se fusha e Laçit ka disa vite që është shndërruar në një “mace të zezë”, por për këtë ndeshje në kampin  kuqeblu ka mendim tjetër. Futbollistët, stafi teknik si dhe drejtuesit e klubit besojnë se gjërat do të ndryshojnë dhe Vllaznia sot do të kthehet me tre pikë nga Laçi. Në prag të kësaj ndeshje ka pasur disa shqeëtësime shëndetësore  me futbollistë të tillë si dy mbrojtësit e krahut, Bulatoviç majtas dhe Fangaj djathtas, Gjurgjeviç dhe Ardit Hoxhaj në sulm, apo edhe qëndërmbrojtësi Fallou Diagne. Burime nga stafi mjekësor bëjnë të ditur se shtatlartin e qëndrës së mbrojtes Diagne dëmtimi është lënë pas dhe sot pritet të jetë në fushë përkrah shqiptaro-maqedonasit Adili. Ndërkohë, drejt përmirësimit janë edhe lojtarët e tjerë, madhe ndonjëri prej tyre pritet të jetë pjesë e skuadrës sot në përballjen e orës 13,45 me laçanët.

Nga ana tjetër, edhe sfida e kryeqytetit, ajo Tirana-Skënderbeu pritet me interes, sidomos për bardheblutë që me investimet jo të vogla në merkato do të kërkojnë që të jenë pretendente për trofe. Përballë kanë Skënderbeun, që edhe ai nga ana e tij kërkon të jetë jetë larg imazhit të sezonmit të kaluar që vetëm javët e fundit të kampionatit e shpëtuan nga rënia në të parën.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img