Futbolli për vajza, luan sot dy gjysmëfinaleet e kthimit të vlefshme për “Final 4”, Gramshi – Partizani dhe Vllaznia – Apolonia.
Në orën 15:00 nis ndeshja Gramshi – Partizani, takim që do të luhet në stadiumin e Vorës, aty ku vajzat gramshiote do të kërkojnë përmbysjen pas humbjes 1-0 në sfidën e parë. Nga ana tjetër, Partizani do të synojë një tjetër rezultat historik për të siguruar finalen e madhe të “Final 4”.
Dy orë më pas, në 17:00, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës nis takimi tjetër, Vllaznia – Apolonia. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, gjithçka mbetet e hapur. Kampionet në fuqi të Vllaznisë kanë avantazhin e faktorit fushë në këtë sfidë vendimtare.
Në kampin kuqeblu, trajneri Nikolin Leka, ka gati të hedhë në fushë formacionin më të mirë në kërkim të një fitoreje që e kualifikon në finale e madhe me njërën nga fitueset e çftit tjetër Gramshi-Partizani.
Ashtu si edhe herët e tjera, Vllaznia e futbollit vajza, pritet të ketë mbështetjen e tifozërisë shkodrane nga tribunat e stadiumit “Loro Boriçi” të Shkodrës.