Siç është paralajmëruar edhe më herët, sot, më 14 qershor, ora 20:00 në stadiumin “Loro Boriçi”, do të luhet miqësorja e futbollit në mes “Vllaznisë” së Shkodrës dhe “Vllaznisë Elite”.
Një miqësore që sjell në Shkodër ekipin “Vllaznia Elitë” të formuar në Milano nga ish futbollisti shkodran Benard Gjekaj, i cili për momentin luan në kampionatin amator italian, por ambicjet dhë objektivat janë për t’u rritur shumë shpejt në nivele të larta.
Për djemt shkodran, por edhe të huaj që janë pjesë e ekipit “Vllaznia Elite” në Milano, kjo ndeshje shënon një moment historik për to që arrijnë të luajnë përballë një skuadre tradite, më e vjetra e futbollit shqiptar, si dhe në një impiant sportiv bashkohor, si stadiumi “Loro Boriçi”.
Ndërkohë, nga ana tjetër, për kuqeblutë e Vllaznisë së Shkodrës, kjo miqësore, e para që pas marrjes së drejtimit nga tekniku Edi Martini, pritet t’i shërbej testimit të skuadrës, fiks pas 12 ditë nga nisja e proçesit stërvitor për Kupat e Europës fillimisht dhe më pas edhe kampionatit shqiptar.