Vllaznia-Laçi, konsiderohet ndeshjma më e nxehtë e javës së 28-të të Kategorisë Abissnet Superiore. Sfida në fjalë luhet sot në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 16:45.
Së bashku me ndeshjen e Shkodrës, po sot luhen edhe dy duele të tjera të javës së 28-të. Kukësi- Egnatia, takim që do të luhet në Kamzë duke nisur nga ora 13:45. Ndërkohë që në “Elbasan Arena” në të njëjtën orë me Vllazninë, 16:45, është një tjetër përballje interesante, mes Partizanit dhe Teutës.
Ndeshjet e sotme të Abissnet Superiore për Javën e 28-të: Kukësi-Egnati Ora 13:45, Vllaznia-Laçi Ora 16:45, Partizani-Teuta Ora 16:45