Trajneri i spanjollëve, mesazh për të besuarit e Spallettit: Duam t’i fitojmë të gjitha
Luis de la Fuente, trajneri i Spanjës, që do të përballet me Italinë në ditën e dytë të Euro 2024, nuk fshihet dhe i dërgon një mesazh të qartë formacionit të Luciano Spallettit. Duke folur në konferencën për shtyp, trajneri spanjoll premton betejë.
“Ne duam të fitojmë sepse është një ndeshje e rëndësishme, duam të fitojmë sepse është kundër Italisë dhe është si një finale. Ne duam t’i fitojmë të gjitha. Ne i njohim ata, i njohim lojtarët e tyre dhe e dimë se ata janë në formë të mirë dhe do të jetë një ndeshje e ekuilibruar”.
“Ne mund të luajmë futboll kontrollues, por në të njëjtën kohë të bëjmë tranzicione më të shpejta. Duhet të interpretojmë të gjithë këta skenarë duke përfituar nga karakteristikat e lojtarëve tanë”.